Robinho mund të largohet në qershor

Robinho është bërë një problem në Milan, është e vështirë ta thuash të kundërtën. ‘Fintat’ dhe angazhimi në fushë nuk mjafton për një sulmues, kur mungon ai për të cilin është i thirrur – goli. Braziliani nuk është më ai i vitit të kaluar, në nivelin e realizimit.
Ish futbollisti i Santosit, Real Madridit dhe Manchester Cityt ka realizuar vetëm 4 gola këtë sezon, karshi 14 sosh, të realizuar sezonin e kaluar.
Ai po ashtu duket më pak i dobishëm karshi sezonit që shkoi. Për këtë, përfaqësuesi brazilian mund të shitet gjatë verës, për t’i bërë vend Carlos Tevezit.