Robinho s’dëshiron të rikthehet

Robinho shpreson që ta shkëputë kontratën me Manchester Cityn gjatë javës që vjen.
Sulmuesi brazilian, që vitin e kaluar u bë lojtari më i shtrenjtë që u ble në histori të futbollit britanik (32.5 milionë funte), aktualisht është i huazuar tek Santos, deri në muajin gusht, ndërsa parashihet se ai mund të përfundojë tek Barcelona.
“Çdo futbollist në botë do të dëshironte të luajë në një klub si Barça. Marrëdhëniet e tij me bordin e klubit Manchester City janë të mira, por ai ka probleme me trajnerin Roberto Mancini”, ka thënë menaxheri i Robinhos, Evandro de Souza.