Robinjo: U eliminua ekipi më i mirë!
Ylli i Brazilit, Robinjo beson se ekipi i tij luajti më mirë se sa Paraguaji, pavarësisht se u eliminua nga Copa America. Brazilianët u mposhtën pas gjuajtjeve të penalltive nga Paraguaji pasi ndeshja çerekfinale e garës përfundoi me barazim pa gola. “Mendoj se zhvilluam një Copa America shumë të mirë. Ne duhet ta çojmë kokën dhe të ecim më tej. Është për të ardhur keq që nuk jemi ne kampionët. Ishim më të mirët dhe humbëm me penallti. Ekipi ynë ishte shumë më i mire se Paraguaji, ne i kemi ushtruar penaltitë, por nuk funksionoi”, ka thënë Robinjo. Sulmuesi i Milanit po ashtu ka kritikuar gjendjen e keqe të fushës për mungesën e golave.