Robinjo jo Santosit: Edhe 10 vjet te Milani
Sulmuesi i Milanit, Robinjo ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Milani, pasi ishte përfolur me një rikthim te Santosi. “Unë jam i lumtur që jam lojtar i rëndësishëm për Milanin. Jam vërtet shumë i lumtur këtu. Masimiliano Alegri e di se si të nxjerrë më të mirën nga unë dhe ne luajmë për të shënuar sa më shumë gola. Unë dua të qëndroj këtu edhe 10 vjet”, theksoi braziliani Robinjo