E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri: Goli ishte pozicion jashtë loje

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri ka pranuar se goli i Thiago Mottas i shënuar në ndeshjen ndaj Cagliarit ishte nga pozicioni jashtë loje, ndërsa lavdëroi Ricky Alvarezin për impenjimin e bërë në pjesën e dytë.

“Unë e kam përdorur atë dy herë, por të shtunën vendosa që ta vë në krahun e djathtë sepse ai mund të godasë dhe të japë topa cilësorë. Unë vërtet besoj në të, pasi ai ka aftësi fantastike teknike”.

“A ishte goli i Thiago Mottas pozicion jashtë loje? Po, kjo është e vërtetë. Anësori nuk e ka parë kush e preku topin, por një herë më në fund mund të qeshim”, tha Ranieri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›