Robinjo luan ndeshjen e parë me Santos. Shënon për skuadrën
Robinho ka debutuar me gol ne ndeshjen e tij te pare me Santos, duke i dhuruar skuadres se tij nje fitore shume te rendesishme ne kampionat kunder Sao Paulo. Sulmuesi, i cili u transferua ne kampionatin brazilian ne forme huazimi 6 mujor nga Manchester City, u aktivizua vetem ne pjesen e dyte si zevendesues por arriti te shenonte nje gol me shume vlera per ekipin e tij.
Santos kaloi ne avantazh ne minuten e 38-te te pjeses se pare, pas golit
te shenuar nga Silva, por ne fraksionin e dyte Sao Paulo do te
barazonte rezultatin me Roger ne minuten e 67-te. Ky rezultat do te
qëndronte i pandryshuar deri ne minuten e 85-te, kur Robinjo do te
realizonte golin e fitores per Santos, qe ka marre tri pike shume te
rendesishme ne transferte.
“Urime per te gjithe skuadren. Pritja qe mu rezervua ishte madheshtore.
Te gjithe futbollistet luajten shume mire ne kete ndeshje”, ka thene
Robinho pas ndeshjes.
Robinhoi, i cili kërkon nje vend ne kombëtaren e brazilit per Boterorin
2010, i ka dhen enje sinjal te rendesishem trajnerit Dinga, pas njje
periudhe te erret te Mancheter City. Sulmuesi 26-vjecar u transferua te
skuadra angleze ne vitin 2008 per 52.8 milione dollare, duike
regjistruar nje rekord me vete per kampionatin e futbollit ne Angli.
Gjithsesi, pasi drejtimin e City e mori trajneri italian Roberto
Mancini, ai nuk po gjente hapësira ne formacion dhe per kete arsye
vendosi te huazohej per gjashte muaj ne kampionatin brazilian te Santos,
skuader kjo ku ai u be i famshem, përpara se te transferohej te reali i
Madridit ne vitin 2006.
Nertan Prifti