Shkupi 2014, LSDM: Të vendoset me referendum

Për projekti “Shkupi 2014” duhet të vendosin vetë qytetarët nëpërmjet një referendumi. Kjo është kërkesa e LSDM-së ndaj Kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, duke shtuar se nëse kërkesa për referendum injorohet, atëherë grupi i saj parlamentar do të ndërmarrë një nismë që kjo çështje të debatohet në Parlament, propozim i cili mbështetet nga Demokracia e Re.
“Edhe njëherë i bëjmë thirrje Gruevskit, njeriut i cili vazhdimisht
thotë se më me rëndësi është mendimi i popullit, që të shpallë
referendum për projektin Shkupi 2014” tha nënkryetari i LSDM-së Gordan
Georgiev.
“Momenti më i mirë dhe më i qëlluar për Demokracinë e Re do të jetë një
debat i hapur pikërisht këtu në parlamentin e Maqedonisë dhe duke
përdorur votimin e dyfishtë që të aprovohet një projekt i këtillë” tha
kryetari i DR-së Imer Selmani.
Ndërkohë, PRSD-ja shfaqin shqetësimin se “Projekti Shkupi 2014” do të
acarojë marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa i menjëhershëm ka qënë reagimi i
VMRO-DPMNE-së ndaj akuzave të opozitës.
“Këtë që po e bën Qeveria pa mos konsultuar qytetarët dhe partitë
politike, mund ta nxjerr situatën jashtë kontrollit në fushën e
marrëdhënieve ndëretnike” tha kryetari i PRSD-së Tito Petkovski.
“është gënjeshtër dhe manipulim i LSDM-së se projekti kushton 200 milion
euro. Kjo nuk është e saktë, projekti kushton më pak ose 0.5 për qind
nga buxheti i implementuar në 8 vite buxhetore” tha Aleksandar
Nikollovski, Anëtar i KE-së të VMRO-DPMNE-së.
Projekti Shkupi 2014 ka zgjuar edhe reagimin e shumë organizatave
joqeveritare si dhe analistëve, të cilët kanë theksuar se realizimi i
tij mund të cënojë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
Bedri
Rexhallari
< I mëparshmi