E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia kundër Berluskonit. Forza Italia, produkt i mafias

“Forza Italia lindi si rezultat i tratativave mes Shtetit dhe Mafias”. Kjo ka qenë akuza direkte e lëshuar kundër kryeministritr Italian Silvio Berlusconi nga  Massimo Ciancimino. Dëshmitari i procesit kundër gjeneralit të karabinierëve Mario Mori, në sallën e gjyqit foli për një fazë të tretë në marredhëniet ndërmjet istituzioneve dhe Cosa Nostra, pas masakrës së ’92. Si provë për këtë ai solli një letër me shkrim dore dërguar Berluskonit e Dell’Utri pikërisht nga Bernardo Provenzano.

“Ishte një paralajmërim për t’u kthyer tek ato rradhë nga të cilat jo si
njeri, por si entitet politik Berluskoni ishte  fryt” deklaroi
Ciancimino në sallën e gjyqit ndërsa shtonte se i ati, ish- kryebashkiak
i Palermos kishte shërbyer si ndërmjetës ndërmjet familjes mafioze dhe
ndihmësit të afërt të Berluskonit, Marcello dell’Utri.

Aleatët politikë të Berlusconi thonë se dëshmia e Cianmiccinos është
false. “Shpesh kur mafia  kërkon të diskretitojë kundërshtarët zgjedh jo
t’i azgjesojë, por të minojë legjitimitetin e tyre” deklaroi  në këtë
kuadër ministri i drejtësisë Angelino Alfano. Për Berluskonin reagimi
mbetet i njëjtë si dhe në  skandalet e mëparshme, akuzat janë të pabaza
dhe pjesë e një fushate të ndërmarrë kundër tij nga gjykatat që mbajnë
qëndrim të njëanëshëm.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›