"Rock the Block" me DJ dhe top modele, para viles se Enverit Qamil Xhani
Ne diten e simbolit te studenteve dhe nisjes se rrezimit te diktatures, Bashkia e Tiranes ka zgjedhur te zhvilloje nje aktivitet festiv madheshtor ne qender te nje prej simboleve te komunizmit, ish-Bllokut. Zona qe ishte e ndaluar per levizjen e qytetareve 21 vjet me pare, u kthye mbremjen e djeshme ne nje ambient teper festiv nga muzika, kenget moderne dhe performanca e dixhejeve te ndryshem. Gjithashtu, ne kete ceremoni kishte dhe sfilita mode, qe i dhane me shume hijeshi festes. Aktiviteti i quajtur "Rock the Block" eshte zhvilluar ne kuader te Dites Kombetare e Rinise nga Bashkia e Tiranes. Te pranishem kane qene mijera te rinj dhe qytetare te Tiranes, qe kane ndjekur nga afer shoun dhe performancen muzikore te pergatitur per kete eveniment. Edhe kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ka vizituar nga afer shfaqen se bashku me bashkeshorten e tij. Festimet kane vazhduar disa ore dhe pjese e tyre jane bere te rinj te shumte dhe qytetare te ndryshem. Aktivitetet e djeshme i kushtohen nje prej diteve me te rendesishme te vendit, qe lidhet me nisjen e levizjes studentore ne vitin 1990, levizje qe me pas do te sillte dhe permbysjen e komunizmit ne vend. Kjo date eshte e lidhur ne menyre te drejtperdrejte me rinine, pasi ishin studentet ata qe u perballen te paret me sistemin komunist dhe bene qe era e ndryshimit te ndjehej ne vendin komuniste. Per kete qellim, aktiviteti i Bashkise se Tiranes ka pasur ne qender rinine, muziken rrok dhe modem qe ishin dy prej gjerave me elementare qe u privuan gjate viteve te komunizmit, per disa breza te rinjsh. Nderkohe, vec aktivitetit qe lidhet me simbolin e Dites se Rinise dhe rrezimit te diktatures, bashkia ka organizuar nje sere evenimentesh per festat e fundvitit. Pas shume vjetesh, kryeqytetit i jane kthyer zbukurimet masive ne qender te saj dhe ne akset kryesore te qytetit. Dy dite me pare, ne kryeqytet u zhvillua dhe nje risi me krijimin e nje minizone ku do te tregtohen produkte shqiptare. Rruga pedonale "Murat Toptani" eshte kthyer ne nje "minifshat", ku ne 28 shtepiza prej druri, do te tregtohen asortimente kryesisht, shqiptare. Nderkohe qe dhe gjate diteve ne vijim bashkia ka pergatitur nje sere aktivitetesh.
Autoriteti i Konkurrences: "Liberalizimi i tregut i kryer de jure, duhet te realizohet edhe de facto, per te krijuar mundesine e me shume se nje zgjedhjeje te burimit te furnizimit me energji elektrike. Duhet synuar rritja e eficences se tregut te energjise, per te krijuar me shume perfitime dhe mundesi zgjedhjeje"
Autoriteti i Konkurrences: "Liberalizimi i tregut i kryer de jure, duhet te realizohet edhe de facto, per te krijuar mundesine e me shume se nje zgjedhjeje te burimit te furnizimit me energji elektrike. Duhet synuar rritja e eficences se tregut te energjise, per te krijuar me shume perfitime dhe mundesi zgjedhjeje"