E Diel, 1 Nëntor 2026

Rod Stjuart, në pritje të fëmijës së shtatë



Rod Stjuart do të bëhet baba për herë të shtatë dhe vogëlushi do të lindë në muajin janar, kur ylli i muzikës mbush plot 66 vjeç. Artisti me origjinë skoceze dhe bashkëshortja e tij, Peni Lancaster, 39 vjeçe, modele bënë të ditur shtatzëninë këto ditë, teksa po festonin përvjetorin e tretë të martesës. Çifti aktualisht ka një djalë të quajtur Alistair, 4 vjeç. Rod megjithatë është baba i 5 fëmijëve të tjerë nga dy martesa. Vajza e tij më e madhe quhet Sarah dhe është 46 vjeçe. “Jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur që do të mund t’i themi djalit tonë se do të bëhet me një motër ose vëlla të vogël”, është shprehur çifti për revistën “Hello”. Lancaster është bashkëshortja e tretë e Stjuart dhe ashtu si edhe gratë e mëparshme të tij është bionde. Ajo do të mbushë 40 vjeçe më 15 mars 2011.

11 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›