Korcë, ikën Ikonomus, Janis Pedhjasis konsulli i ri grek
KORCË- Pas rreth 1 muaj nga largimi i Theodhoro Ikonomus vendoset një emër i ri në krye të konsullatës greke në Korcë. Ai është Janis Pedhjasis, i cili ka nisur punën zyrtarisht mëngjesin e sotëm, në krye të kësaj konsullate.
Burime zyrtare deklarojnë se Pedhjasis është një emër me një karrierë të gjatë diplomatike, ndërkohë që ai ka shërbyer për një periudhë kohe edhe si sekretari i dytë në ambasadën greke në Tiranë. Tashmë me vendosjen e tij në krye të konsullatës rikthehet normaliteti në këtë institucion, pas rreth një muaj bllokimi të procedurave me largimin e Ikonomus, i cili u bë i njohur për deklaratat e tij antishqiptare.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)