Shtyhet seanca ndaj Bandës së Cërrikut
TIRANË- Shtyhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca ndaj Bandës së Cerrikut, ku sot pritej pretenca e prokurorisë. Shkak për shtyrjen e procesit ka qenë një kërkesë e prokurorisë e cila kërkonte kohë në përgatitjen e dosjes për pretencën ndaj të pandehurve të bandës, por edhe mungesa e një prej avokatëve mbrojtës.
Në këtë proces gjyqësor në cilësinë e të pandehurit janë Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi.
Ata akuzohen si autorë të masakrës së Cerrikut, ngjarje kjo e ndodhur me 23 mars të vitit 1997, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosen 9 punonjës të Policisë së Shtetit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)