Meta në Kosovë: Raporti i BE-së pozitiv për integrimin
PRISHTINE- Raporti i fundit për Kosovën tregon qartë angazhimin e Bashkimit Evropian për të ofruar një perspektivë më konkrete për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane, ka thënë zv/kryeministri i Shqipërisë, njëhazi ministër i Jashtëm, Ilir Meta, i cili sot mbërriti për një vizitë dyditore në Kosovë.
“Po e përjetojmë një dinamikë të re të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, besoj se edhe progres. Raporti i fundit për Kosovën, tregon qartë angazhimin e Bashkimit Evropian për të ofruar një perspektivë më konkrete për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka thënë Meta, me të mbërritur në Aeroportin e Prishtinës.
Meta ka theksuar se pa asnjë diskutim që Shqipëria, jo vetëm që mbështet fuqishëm shtetin e ri dhe të pavarur të Kosovës, por e mbështet njëkohësisht ndërtimin e fuqizimin e një Kosove demokratike dhe evropiane.
Meta gjatë ditës do të takojë udhëheqësit politikë dhe institucionalë të Kosovës, kurse nesër do të bëjë homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në Prekaz, pastaj tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe do ta vizitojë manastirin në Deçan.
(m.a/BalkanWeb)