Roj Makaji nga Bajerni te Fejënordi ne Holande

Sulmuesi holandez Roj Makaji u largua nga Bajerni i Munihut për të nënshkruar një kontrtë tre vjecare me Fejenordin e Roterdamit. Dy klubet nuk e bënë të ditur koston e transferimit. Rumenige, drejtori i përgjithshëm i Bajernit, shpjegoi se Makaji, 32-vjec, u kthye më dëshirën e tin në vendin e tij të origjinës, një vit para kohe se sa përfundimi zyrtar i kontratës së tij me Bajernin e Munihut. Në Bundesligë Roj Makaji luajti në 129 ndeshje duke shënuar 78 gola.