E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suazo: “Në mendjen time, vetëm Interi”

"Në mëndjen time ishte vetëm Interi". Sulmuesi i ri zikaltër David Suazo sqaroi cështjen e bujshme në lidhje me transferimin e tij. Pas grindjeve të lindura midis dy skuadrave milaneze, Interit dhe Milanit, për pronësimin e hondurianit, ish-bomberi i Kaljarit saktësoi: "Kam qenë gjithmonë i qetë. Agjenti im bëri atë që duhej, nuk e refuzova Milanin, pasi kisha vendosur tashmë për kë do të luaja". Suazo nuk harroi të falënderonte të gjithë Sardenjën për pritjen e ngrohtë të katër viteve që kaloi atje. "Falënderoj Interin që pati besim te mua, por edhe presidentin e Kaljarit dhe të gjithë Sardenjën, të cilën do ta kem gjithmonë në zemër". David Suazo do të mbajë në fanellë numrin 29.
Interi përbën një kapitull të rëndësishëm në karrierën e lojtarit. "Për mua është një aventurë e re, fantastike. Nuk do të jetë e lehtë, por jam i bindur se me ndihmën e të gjithëve mund të shkoj përpara dhe të vazhdoj të bëj gjëra të mira". Suazo është i vetëdijshëm se duhet të shfaqë potencialitetin e tij me një skuadër të madhe si Interi: "Kur luan për skuadrat e ashtuquajtura të vogla dhe pastaj mbërrin te Interi, do të thotë se ke bërë dicka të mirë. Jam i vetëdijshëm për cilësitë e mia, jam një lojtar me karakteristika të vecanta dhe, nëse Interi besoi shumë fort te mua, nënkupton se zotëroj cilësi të mira". Trajneri zikaltër Roberto Mancini e dëshiroi shumë fort praninë e sulmuesit hondurian në skuadër, madje ishte faktori kryesor në përfundimin e marrëveshjes. "Dëgjova misterin që ishte i kënaqur me mënyrën se si përfunduan gjërat. Më tha se ishte i kënaqur për mbërritjen time te Interi. Edhe unë jam i kënaqur". Interi është në sulm edhe për mbrojtësin Kivu. "Nuk di asgjë në lidhje me takimet midis Romës dhe Barcelonës. Kam lexuar disa gjëra vetëm në gazeta", - tha drejtori i zonës teknike të zikaltërve, Mario Branka, pas prezantimit të Suazos. "Situata është e thjeshtë. Nuk kemi gjetur ende akordin me Romën. Do të verifikojmë në ditët e ardhshme nëse do të ketë hapësirë për marrëveshjen. Do të ishim të kënaqur ta kishim lojtarin, por nëse nuk do të gjejmë akordin me Romën nuk mund të bëjmë asgjë". Në lidhje me merkaton zikaltër, Branka komentoi: "Nuk përfundon me Suazon, nuk do të bëjmë cmendurira dhe me durim do të bëjmë gjëra cilësore".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›