E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: “Napoli, preferenca ime”

Sulmuesi shqiptar Erion Bogdani është i sigurt se do ta lërë
Kievon e rënë në Serinë B dhe se sezonin e ri do të veshë një fanellë të re në Itali, që do të ishte edhe e gjashta për sulmuesin 30-vjecar, pas atyre me Rexhinën, Salernitanën, Veronën, Sienën dhe Kievon. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, i intervistuar nga radio "Kiss Kiss" e Napolit, tha: "Nuk e di nëse Napoli ka kërkuar informacione për mua te klubi im. Di që kam kërkesa nga shumë skuadra, por nuk e di të ketë gjëra konkrete në to". Bogu nuk e fsheh se të luajë për Napolin do të ishte një kënaqësi. "Napoli është një piacë e madhe që magjeps të gjithë, do të isha i lumtur nëse do të luaja për Napolin, ky klub është midis preferencave të mia. Këtë sezon, me rikthimin në Serinë A të Napolit, Xhenoas dhe Juventusit, do të jetë një kampionat i bukur dhe do të jetë më tërheqës për ne sulmuesit. Për mua, Semioli është një sulmues i madh, është një lojtar që ia vlen ta marrësh dhe këtë ua këshilloj të gjithëve", - përfundon Bogdani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›