Zyrtare: Reali shkarkon Fabio Kapelon, Shuster trajner i ri

Fabio Kapello nuk është më trajneri i Realit të Madridit. Klubi vendosi të mos vazhdojë më me italianin, Drejtori sportiv i skuadrës Pedja Mijatovic tha se vendimi ishte marrë në unanimitet duke marrë në konsideratë faktin se Kapelo nuk mund të shihet si personi i duhur për të cuar përpara objektivat e klubit madrilen. Mijatovic falenderoi megjithatë Kapelon për atë që bëri, duke sjellë titullin kampion te Reali pas tri vitesh pa trofe. . Për trajnerin e ardhshëm nuk u përmend asnjë emër. "Kemi kohë" është thënë shkurt. Sipas Mijatovic jaën shumë emra për të zënë bankinën e klubit të bardhë. "Kemi kandidatë të ndryshëm, por nuk dua të them emra edhe për respkektuar Kapelon. Shuster ka shumë gjëra me të cilat na bashkojnë por respektojmë kontratën e tij me Getafen, dhe më përpara duam që ata të zgjidhin problemet që kanë".
Lajmi i fundit - Shuster lirohet nga kontrata e tije me Getafen dhe fillon bisedimet me Realin e Madridit ( jozyrtarisht mesojme se Shuster ka nenshkruar para-kontrate me Realin qysh para disa muajve ).