Ruante bagetite, vdes nga ataku
Nje 62-vjecar eshte gjetur i vdekur, ndersa ruante kopene e bagetive ne gjirin e Karaburunit. Bariu i moshuar me inicialet Xh. M., nga fshati Dukat i Vlores, kishte shkuar per te ruajtur bagetite ne stanin e tij rreth ores 13:00 dhe ka munguar gjate per t'u kthyer. Mungesa e tij eshte vene re nga te tjere barinj qe kishin stanet prane, te cilet kane shkuar te interesohen per shokun e tyre. Burime te policise vendore thane se 62-vjecari eshte derguar ne spital, por vdekja kishte qene e menjehershme pas nje ataku kardiak te pesuar. Trupi i pajete i bariut eshte cuar ne morgun e spitalit, ku i eshte nenshtruar edhe ekspertizes mjeko-ligjore, nga ku rezultoi se ka vdekur si pasoje e nje infarkti. Ne goditjen ne zemer mendohet te kene ndikuar edhe kushtet e keqija atmosferike ne zone, si dhe temperaturat e uleta.
O. H.
O. H.