Konsensusi, Bregu: Kemi kohë deri më 20 shtator

Sipas saj, nëse Parlamenti shqiptar voton për kufizimin e imunitetit, ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë dhe reformën parlamentare, atëherë Shqipëria do të rriste shanset që në 10 tetor Komisioni Evropian t'i japë OK marrjes së statusit të vendit kandidatit për anëtar të BE.
"Detyrimet të cilat ne duhet t'i plotësojmë brenda 3-javëshit të parë kalendarit të miratuar nga Kuvendi, i cili përkon me datën e prerjes së përgatitjes së progres-raportit që do të japë mendimin për Shqipërinë janë: heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë shqiptarë, votimi i ligjeve të cilat janë në Parlament si pjesë e paketave të rëndësishme që janë përsëri pjesë e planit të veprimit sikurse është ligji për Gjykatën e Lartë", - tha më tej Bregu.
Ndryshimi i Kushtetutës për çështjen e imunitetit nuk do të diskutohet në Parlament së bashku me propozimet e PS për reformën në drejtësi. Ministrja e integrimit Majlinda Bregu thekson, se detyrimi i klasës politike shqiptare është të votojë kufizimin e imunitetit sa më shpejt që të jetë e mundur, por kjo nuk ka lidhje me kërkesën e opozitës për ndryshimin e ligjit themeltar për institucionet e pavarura.
"Nuk ka arsye që heqja e imunitetit të lidhet me 8 apo 7 propozime të tjera për ndryshime kushtetuese. Hajde të votojmë heqjen e imunitetit të gjithë bashkë sepse heqja e imunitetit është detyrim që e mbartim në 12 pikat dhe nga paketa e nëntorit dhe le t'i japim kohë këshilli legjislativ, komisionit të ligjeve, ndonjë komisioni të posaçëm që të shqyrtojë, të diskutojë mbi propozimet e tjera të PS", - tha Bregu.
Ajo sqaroi mandej se nuk ka asnjë mospërputhje mes deklaratës së ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti për imunitetin dhe qëndrimit të saj dhe kryeministrit, Berisha pasi sikundër argumentoi zhveshja nga mbrojtja ligjore e zyrtarëve të lartë është përfshire tek prioriteti nr.8 i përcaktuar nga BE për Shqipërinë, luftën ndaj korrupsionit.
"Nuk ka asnjë diskordancë. Duhet parë me shumë qartësi. Në fakt ajo çka është në 12 prioritet e përcaktuara, heqja e imunitetit, nuk është një prioritet që fillon dhe mbaron me heqjen e imunitetit. Heqja e imunitetit është një detyrim i përcaktuar brenda detyrimit nr.8 që është lufta kundër korrupsionit", - argumentoi Bregu.
2012-09-09 08:36