E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njezet vjet trishtim

Gati njezet vjet perpara ne mitingun e mireseardhjes ne sheshin Skenderbej per nder te sekretarit te atehershem amerikan te Shtetit Xhejms Beker ne Tirane para shqiptareve ku rralle dallohej ndonje me mbipeshe te veshur me rroba uniforme prodhuar nga NPV-te te qethur te gjithe te berberet te cilet kishin mbaruar te njejtin kurs miku tha pak a shume Liria funksionon. Tashme duhet te punoni per demokracine e cila do doje rreth 20 vjet te vije.

Ne shqiptaret te padale si rrallekush ne kontinent e te pakenduar sic ishim menduam se kjo ishte nje lajthitje e mikut. Ne fakt te lajthiturit ishim ne pasi Bekeri e dinte si shkonin punet ne vende te prapambetura si ky i yni ku me e kollajte ishte te rreshqisje ne nje diktature te re ose ne autoritarizem sesa te ndertoje sistemin e vlerave marreveshjen e madhe mirekuptimin e ndersjelle pjese qe kerkon ky sistem te funksionoje.

Para 20 viteve ne ishim vetem me nje vit vonese krahasuar me ballkanasit e tjere qe kishin dale nga komunizmi dhe sllavet e ish-Jugosllavise kishin filluar te qeronin hesapet shekullore me njeri-tjetrin. Fati dukej se po na buzeqeshte pasi edhe pse pak vone ne ishim me prane trenit te Europes sesa bullgaret rumunet e sllavet e tjere. Po ashtu Europa e bashkuar per te realizuar ekspansionin e saj ne Ballkan mendonte te fillonte vale-vale shtrirjen e saj e ne kete pike ne ishim bregu i pare ku do perplasej vala. Kerkohej vetem pak pjekuri politike dhe mungese babezie ekonomike nga klasa politike e ketij vendi si dhe te zbatoheshin ato pak rregulla loje si zgjedhjet e lira qarkullimi i elitave liria e shtypit lufta ndaj korrupsionit gjyqesor i pavarur qe jane baza e ketij klubi ekskluziv.

Por sic thote fjala e urte italiane Zoteri lind e nuk behesh. E kjo vlente shume per klasen politike qe po lindte e cila nuk lane rast pa provuar ne te ardhmen se Shqiperia vendin e fundit ne kontinent e kishte peshqesh nga keta.

Trishtimi eshte i madh po te shohesh e krahasohesh me bashkegadishullasit tane.

Njezet vjet perpara si ne keto kohe ne Greqi qeveriste Micotaqisi i cili sot gezon pensionin e tij. Pas tij erdhi Papandreu i cili nuk eshte me ne kete bote e pas tij Simitisi Karamanlisi e tani Papandreu i ri i cili edhe statistikisht argumenton se eshte koha e nje brezi te ri qe qeveris. E nese ky vend nuk eshte i pershtatshem per krahasim pasi fati i ka buzeqeshur dhe sado ballkanik qe eshte kujdestaria anglo-amerikane e ka bere te fitoje zakone te reja le ta leme Greqine. Por ngjitur me te eshte Maqedonia e cila ato mote te fillim 90-s qeverisej nga Gligorovi pastaj erdhi Cervenkovski pastaj Georgevski Buckovsi e deri te Gruevski i sotem duke permendur keshtu njerezit qe kishin pushtetin real ne kete vend.

Po ashtu te ngjashmit e tyre bullgaret kane nderruar 5 presidente dhe 9 kryeministra deri tek i sotmi mundesi Bojko Borisov qe vertetoi edhe njehere dashurine atavike ballkanike per tu qeverisur nga perfaqesues te sporteve te renda.

Pak me lart nesh eshte Kroacia e dale nga nje lufte e pergjakshme qe la mbrapa trashegimine autoritare te Franjo Tuxhman siamezi i Milloshevicit dhe ka nderruar 10 kryeministra deri tek e platinta e tanishme Jadranka Kosor. Kroatet me zor e mbajne mbi supe cilesimin si ballkanas. Ne fakt vetem gjeografikisht ata jane te tille pasi qenia ne te kaluaren pjese e ish-Perandorise Austro-Hungareze si dhe identiteti i forte katolik i kane dhene ketij kombi nje fytyre europiane dhe aspak te krahasueshme me fqinjet e tyre jugore. Cdo mengjes zyrtaret europiane kur shkojne ne pune vene ne qafe kravatat dhe ju kujtohet se ky emer vjen nga ushtaret kroate ne sherbim te mbreterve franceze qe mbanin nje te tille.

Ne shpine te Kroacise eshte Serbia kasapi i ish-Jugosllavise e cila brenda 10 vjeteve shkundi trashegimine e Milloshevicit dhe eshte kandidate per ne BE. Milloshevici i cili per hir te se vertetes historike asnjehere nuk i manipuloi zgjedhjet dhe arrinte nepermjet aleancave te paskrupullta ku socialistet e tij bashkonin votat me ultranacionalistet vetem per te qendruar mbi uje nje klike e korruptuar moralisht dhe materialisht si e tija pas 10 vjet pergjakje te Ballkanit ua la rrugen 6 kryeministrave qe mbajten kete post dhe 5 presidenteve te kohes post-Milloshevic. Serbet jane te ethshem te hyjne ne Europe jane te paduruar te harrojne te kaluaren e tyre jane te etur te mesojne te sillen si europiane. Ndoshta ne humbetirat e malesive serbe ende kendohen me gusle trimerite e kreshnikeve por serbet e rinj nuk dallohen nga europianet e sotem qofte zgjedhesit qofte politikanet.

Eumlshte e kote te permendesh pastaj sllovenet e hungarezet pasi keta as denjojne te quhen ballkanas duke e barabitur kete emer me nje epitet te turpshem. Ne fakt e kaluara e tyre dhe ajo e ballkanasve shqeto perzihen aq sa uji me vajin.

Ne Hungari Ceki Poloni kane filluar te qeverisin djem qe kane mbaruar Oksfordin Harvardin dhe universitete te tjera me emer ne dege solide. Ndersa ne me sa duket do kapercejme nga produkti i Universitetit Enver Hoxha te prodhimet e Universitetit Kristal Mesdhetar Planetar Vitrinat e te tjere emra qesharake ose qe kane mbaruar jashte ne universitete te dyshimta ne fakultete te shkencave sociale qe ne bote punesohen prane komunave per te asistuar handikapatet ndersa te ne shiten si dege qe pergatisin diplomatet e politikanet e ardhshem.

Dhe per tu kthyer prape aty nga e nisem udhetimin tone ne vazhdojme te jemi po te fundit ne garen per te hyre ne Europen e bashkuar. Nese do na heqin vizat dhe per bashkegaruesit tane ky proces eshte pjese natyrale e integrimit neve po na e japin per te na hequr qafe dhe te na lene ketej e mbrapa te skuqemi ne dhjamin tone.

Ndoshta kane te drejte sepse sot pas 20 vjetesh vazhdojme te kemi te njejten klase politike ku me nderrim rolesh here ne sulm e here ne mbrojtje eshte po e njejta. Nuk mungon as Ramiz Alia here si outsider e here si spektator aktiv. Vertet mungon kusuri i Byrose Politike por zevendesuesit e tyre kane treguar se jo gjithmone kalimi i kohes sjell zhvillimin. Ose nese e sjell kjo vlen per nje fushe te caktuar si humori.

Sot pas 20 vjetesh ambasadori amerikan i radhes nuk arrin te binde dhe tu fuse ne koke subjekteve politike se perparimi nuk behet me marsh indietro.

Sot mbas 20 vjetesh ende shqiptaret duan te shkojne ne Europe. Jo si turiste apo qytetare te barabarte jo si specialiste apo ne kerkim te shanseve te reja por duan te ikin nga syte kembet prej vendit te tyre pavaresisht se cfare i pret perpara.

Ca me keq se para 20 vjeteve ketu cdo gje ka nje cmim qe nga vendi i punes per buken e gojes e deri te vendi si gjyqtar i cfaredo shkalle e mjere ai qe ska te paguaje ndersa monopolet ekonomiko-politike asfiksojne konkurrencen e lire.

Dhe me e keqja eshte se keto 20 vjet kane vrare idealizmin e njerezve qe e kane te veshtire ne mos te pamundur te mbijetojne ne kuptimin e mirefillte te fjales ne nje ambient ku mashtrimi konsiderohet zotesi pabesia eshte virtyt xhambazlleku shtyp vleren injoranca poshteron dijen dhe sistemi i vlerave matet me shenjen e negativitetit dhe jo me plusin.

Sot pas 20 vjetesh vazhdojme qe klasifikimin ta shikojme si na e ka qejfi dhe vendin e fundit ta konsiderojme te pare. Lum si ne.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›