E Diel, 1 Nëntor 2026

Robbie Williams

Jeta ime eshte nje katastrofe duke filluar qe nga epoka e lsquoTake That Rrefimi i yllit te popit qe me 12 tetor do te publikoje nje antologji me kenge te reja. Gjithashtu ai pohon se do te rikthehet me grupin e vjeter. Vetmia droga dizintoksikimi dhe martesa me Ayda Field

Me 12 tetor do te publikohet albumi i ri i kengetarit Robbie Williams. Titullohet In and out of consciousness-Greatest Hits 1990-2010 dhe eshte nje permbledhje e 20 viteve karriere. Pjese e ketij albumi do te jete edhe kenga Shame e kenduar ne duet me Gary Barlow e shume balada te tjera te kenduara me grupin Take That banda e djemve qe braktisi papritur ne vitin 1995. Prej asaj kohe kemi lexuar informacione nga me te ndryshmet lidhur me te Robbie hetero biseksual gej qe perpiqet te largohet nga vetvetja Robbie i merz itur i dehur i droguar i braktisur nga vetja Robbie i cmendur i zhgenjyer viktime e vetvetes etj. Ngjarja e fundit qe e ka lumturuar paksa dhe i ka dhene nje rreze shprese jetes se tij eshte martesa me aktoren Ayda Field. Para pak kohesh Robbie u prek nga nje semundje misterioze e cila e detyroi te anulonte cdo lloj takimi.

Ceshte kjo puna e semundjes. Mesa shoh ju gezoni shendet te plote. Jeni per mrekulli...

Ne fakt nuk kam qene mire. E keqja ishte se nuk e dija cfare kisha. Asgje e pasherueshme por per vite me radhe kjo gje nuk eshte diagnostikuar me jep letargji me ben te ndihem gjithnje i lodhur. Problemi eshte se asnjehere nuk merremi seriozisht nga mjeket. Ata mendojme se gjithcka vjen nga konsumimi i droges alkoolit... Per kete arsye edhe une fillova te mendoja se e keqja me vinte nga konsumimi i substancave narkotike. Me vone zbulova se e gjithe kjo ishte pasoje e nje patologjie te ciles nuk dua tia permend emrin por qe per fat te mire jemi ne gjendje ta kurojme me ilace.

Duhet te sheroheni shpejt sepse pas pak kohesh do te publikohet albumi juaj dhe do te riktheheni me Take That...

Prej vitesh jam nje shpirt i vetmuar i pakenaqur me veten fatkeq dhe gjithmone ne kerkim te dickaje qe nuk me ka dhene suksesi. Tani si per cudi kam gjetur vendin ku dua te rri. Dua te jem perkrah bandes time. Jam serish mik me miqte e mi te vjeter. Jemi gati per te tjera cudira. A ju duket pak kjo.

Nga menyra se si flisni duket qe karriera sofistike eshte pagezuar me nje kontrate 100 milione dollareshe eshte kurorezuar me 60 milione kopje CD-sh te shitura dhe ne fund nuk ndieni asnje lloj kenaqesie.

Gjate ketyre viteve jeta ime nuk me ka pelqyer aspak. Ne nje fare menyre ky eshte kurthi i yjeve te muzikes jemi ne kerkim te dickaje qe i pelqen mases dhe harrojme ate qe na pelqen neve. Gjithmone mendoj me vete se e mira nuk ka ardhur ende. E verteta eshte se une nuk jam kenaqur kurre me veten vazhdoj te kerkoj diskun perfekt nje kenge qe te mbetet ne gojen e te gjitheve. Megjithate i kam shkuar afer por nuk ia kam arritur qellimit.

A mund te beheni vartes ndaj suksesit ashtu sic ndodh edhe me drogat

Mendoj se eshte ne natyren njerezore te kerkoje me shume te arrije maksimumin te kaperceje vetveten dhe kur nje person eshte kerkues ashtu sic jam une do te jete edhe mbi te tjeret. Ky proces eshte i shendetshem dhe stimulues derisa gjerat shkojne mire por behet i frikshem perpara veshtiresive te para. Fillova te perdorja droga dhe alkool per te arritur me te miren por ne fakt ishte vetem fillimi i nje makthi.

Videoja e kenges Shame eshte xhiruar ne Brokeback Mountain. E kujt ishte ideja

E imja. Doja dicka te vecante dicka jashte botes se muzikes pop atmosfera e nje kenge te vjeter country e nderthurur me pamjen e dy homoseksualeve. Tani mund te bejme shaka me keto argumente. As une dhe as Gary nuk nevrikosemi nese dikush shkruan qe jemi gej.

Bashkimi me grupin Take That eshte dicka qe ju ka shkuar ndermend prej shume kohesh apo ishte nje rrufe ne qiell te hapur

Mendoj se gjithmone kam deshiruar te kthehem me djemte por nuk mundesha per shkak te impenjimeve. Suksesi im kishte arritur kulmin nderkohe qe ato po harroheshin. Nese do te kthehesha veprimi im do te gjykohej si nje akt ekstrem. Tani qe Take That po mbushin serish stadiumet dhe jemi ne nivel te barabarte bashkimi erdhi ne nje kohe te favorshme per te dyja palet.

Ju moret nje vendim te rendesishem u larguat nga Anglia per te jetuar ne Shtetet e Bashkuara. Nje gjest domethenes prej divi. Perse e bete

Gjerat qe shkruheshin ne internet dhe agresiviteti i gazetave ma bene jeten te pamundur. Dikur une perfundoja ne per faqet e para te gazetave me te rendesishme ne vend. Kur gazetat e tjera filluan ta kuptonin kete qe thashethemet shisnin gazeten atehere nisen te sajonin skandale te rreme dhe i publikonin ne faqe te pare. Situata filloi te behej e padurueshme une isha nje gjah nga me te preferuarit. Keshtu zgjodha Los Anxhelos ku pothuajse askush nuk me njihte. Ishte nje clirim te mos jetoja me duke u vezhguar gjithe kohes me mikroskop.

Por as dielli i Kalifornise nuk ju dha qetesi...

Ne Los Anxhelos kam jetuar si nje njeri i terhequr nga bota. E pyesja gjithmone veten mos valle eshte faji i pune sime qe jam i vetmuar i mbyllur ne vetvete apo kjo gje u ndodh dhe te tjereve Per te thene te verteten nuk jam terhequr kurre nga jeta e nates as kur isha i ri. Me pelqen rehatia e shtepise sime dua te kaloj sa me shume ore ne studion e shtepise. Jeta ne Los Anxhelos perbehej nga momente te veshtira ulje-ngritje. Jo per shkak te fames por te droges dhe alkoolit. Per te mos folur pastaj per varesine qe kisha ndaj ilaceve. Sot qe Ayda eshte pjese e jetes sime e quaj veten me fat te rrethuar nga luksi. Jam nje i burgosur i lumtur.

Martesa ju shpetoi jeten

Ky eshte nje titull gazete askush nuk mund te te shpetoje nese nuk deshiron ti. Gjithcka ne jete i detyrohet karrieres suksesit marteses. Tani jemi nje skuader dhe kur ke prane dike qe te do pa kushte perspektivat ndryshojne. Edhe fakti qe shet me pak disqe behet i parendesishem madje edhe mungesa e suksesit amerikan nuk eshte me nje problem. Nuk punoj me 24 ore ne dite per te arritur nje vend te pare ne klasifikim.

Jeni gati te beheni baba E keni menduar ndonjehere kete

Po vazhdimisht madje edhe sot ne mengjes pasi bera dashuri me gruan time. Kjo gje me terheq dhe me tremb ne te njejten kohe. Ndihem ende si nje femije tete vjec.

Ishit ne Los Anxhelos kur vdiq Michael Jackson

Jo isha ne Bahamas por lajmi me tronditi pa mase. Para pak muajsh edhe une isha ne te njejten situate do te shtrohesha ne nje qender rehabilitimi nderkohe qe beja llogarite se sa shume VIP-a kane humbur jeten nga varesia ndaj drogave dhe ilaceve. Gjeja e pare qe me erdhi ndermend ishte se mund te kisha qene une ne vendin e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›