E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAQE ME MBETURINAT

Ajri qe thithni eshte i ndotur Atehere leviz ne kembe jeto me mire

Ky eshte mesazhi qe Ministria e Mjedisit dergon here pas here ne celularet e qytetareve per te sensibilizuar opinionin drejt nje realiteti te paster dhe mire ben per sa kohe kjo gje krijon nje pershtypje ne publik. Ketij qellimi kane synuar ti sherbejne edhe deklaratat e perseritura te Kryeministrit per te pastruar territorin e tejndotur shqiptar qe te kujton amvisen me duart ne brume qe fshin hundet me menge dhe ka thonjte e paprere.

Por vrulli shteteror per te pastruar ajrin nga ndotja territorin nga plehrat dhe vetedijen publike nga poshterimi qe sjell mungesa e nje elementi kaq te brishte ne jeten e tyre sic eshte higjiena ashtu si cdo deklarate qe thuhet nga makthi per te vertetuar ekzistencen e nje shteti qe realisht nuk ekziston do te pushoje shpejt. Te gjithe e dime qe pas ketyre asgje nuk ndryshon. Eumlshte dicka e ngjashme me FSHESAT e dikurshme te Greqise ndaj emigranteve shqiptare. Sa me shume fshesat synonin pastrimin e ilegaleve aq me shume numri i tyre rritej ne territorin helen.. Njelloj edhe me pisllekun kombetar. Jane ndermarre disa here aksione rrufe pastrimesh sidomos ne zonat turistike me kujdesin e drejtperdrejte ose jo te Kryeministrit sa here qe atij ndonje zonje e huaj apo ndonje turist potencial ia fryn ne vesh kete gje por plehrat perkundrazi jane shtuar te ne marrezisht. Jane shnderruar ne nje tufe simbolesh te keqija ku turpi kolektiv perzihet me kokefortesine e nje realiteti te keq ne te mbeturinat jane si kambana zgjimesh te ndruajtura ato na shqetesojne me pershtypje te vrazhda ne perditshmerine tone cdo moment. I kemi ne jeten tone si piramida te neveritshme pasojash ku shkaqet jane te padukshme. Ajo qe mungon eshte finesa per te pranuar faktin se ketu behet fjale per civilizimin tone dhe se ceshtja eshte qe duhen shqyrtuar pikerisht shkaqet e pisllekut qe na perbalt dinjitetin dhe na privon te drejten per te jetuar njerezisht ne pasterti..

Perse atdheu yne eshte shnderruar ne nje mozaik turpi me plehra dhe mbeturina te shperndara simetrikisht ne cdo meter katror territori te banuar neper rruge nacionale neper plazhe perreth banesave tona kudo Sepse ose shteti eshte i paafte te permbushe kete detyrim publik ne misionin qe ka ose shtetasit tane ende nuk kane ate nivel civilizimi qe per te jetuar me gjelber ta marrin seriozisht kete problem. Ose me keq akoma kjo eshte nje ceshtje gjenetike cka do te thote se ne kemi levruar ne nendijen tone zakonin e keq te shperfilljes se pastertise publike. A eshte e mundur te shnderrohet ne nje instinkt te pamposhtur shperfillja e higjienes se ambientit Me sa duket po. Sot ne Shqiperi eshte e zakonshme te shohesh njerez qe hedhin mbeturina ne bulevarde dhe trotuare gjate dites dhe fluturojne mbeturinat nga ballkonet dhe dritaret e tyre gjate nates. Sot jane jo te pakte bajraktaret e atmosferes kryeqytetasit e zbritur se fundmi nga malet qe krijojne thuaj perdite tymnaja lagjesh me zjarre me te medhenj se ata te dites se veres duke djegur masivet e plehrave. Mbremjeve periferite e qyteteve helmojne mushkerite e brishta te femijeve dhe askush nuk shqetesohet per rrezikun e shtuar te tyre. Askush nuk ankohet sepse askush nuk di ku te ankohet. Sot pa fjale liria e shfryrjes se tyre konkurron vullkanin ne Islande ndersa demi ekologjik eshte i pallogaritshem. Tymnajat ne qiejt e qyteteve tona jane nje gje e zakonshme plazhet tona jane hale mbeturinash ndersa bidonet plastike ne bregdete jane me te shumta se peshqit ne det. Qeskat e pafundme te hedhura nga udhetaret ne cdo rruge e qoshe konkurrojne emblemat e halleve te medha e pa fund te shqiptareve qe me sa duket nuk e kane me ne listen e problemeve ambientin e piste.

Keta jemi ne kjo eshte higjiena jone e shperfillur

Ne njefare menyre shperfillja kolektive e pastertise mund te justifikoje edhe vullnetin e pavullnetshem te shtetit per te sistemuar kete problem jo te vogel. Ngaqe ky shtet pervec deklaratave dhe mesazheve nuk ben asgje tjeter seriozisht per pastrimin e territorit mund te supozojme se ne mendjet e shtetareve ashtu si ne mendjet e qytetareve inercia e pisllekut vazhdon njelloj ne formen e nje presioni te paperballueshem. Duket se shteti i ka lare duart nga kjo histori mbasi e ka kuptuar se shanset per te jetuar pa mbeturina jane dicka qe nuk ekzistojne prandaj eshte mjaftuar me krijimin e task-force kukulla per te luftuar paqesisht mbeturinat qe me shume se ne teren ekzistojne ne mendjet e tyre. Disa here Kryeministri i vendit ka urdheruar krijimin e brigadave te pastrimit por si cdo fushate ne jeten e sotme institucionale lufta me pisllekun filloi rrembyeshem per te fituar jo rezultat jo civilizim por vetem pershtypje.

Turistet e huaj hyjne buzeqeshur ne Shqiperi dhe dalin me nenqeshje te trishta dhe me dilema te trishta per situaten makabre te nje territori ku jetojne njerez te cilet se shpejti do mund te hyjne pa viza ne shtetet e tyre te Perendimit. Dilema jo per shkaqet e katastrofes ambientale por per vullnetin e munguar kolektiv te kesaj shoqerie. Per cdo te huaj duket e pakuptueshme kjo paqe kombetare e shqiptareve me pisllekun sistematik e gjeografik te territorit.. Nenqeshja e trishte ne largimet e tyre mbase vjen nga paqartesia dhe paaftesia e tyre per te kuptuar se perse as shteti as shoqeria nuk e marrin seriozisht dicka kaq te rendesishme per kualitetin e jetes se tyre dhe sidomos per shendetin e tyre per ata eshte i veshtire krijimi i se kundertes se psikozes qe instalon rendesia e shendetit pra vlera e jetes. Vetem nese fantazia e harbuar e ndonjerit kalon kufijte e ashper te arsyes per perfundime substanciale atehere ngrihen shpjegime te tjera Doza e trishtimit ne nenqeshjen e imagjinuar te ndonje europiani fantazist ndoshta vjen ngaqe ai ka kuptuar se morali njerezor ketu gjendet ne piken e fundit Kur klithmat e nje jete ku perpjekjet nuk cojne asgjekundi prekin qiellin kur deshira per te arritur i ngjan nje litari te keputur ne mes kur drejtesia eshte e cunguar dhe liria eshte iluzion ambienti i shperdoruar eshte vetem etaloni i piste i ketij zhvillimi te keq te kesaj shoqerie. Pislleku apo paqja me te eshte nje indikator mates depresioni mates i sarkazmes se jetes dhe mates i krizes se vetedijes te nje komuniteti qe rrezikon vetveten dhe sillet si kamikaz jo nga besimi por nga deshperimi qe vjen prej besimit se ky vend veshtire te behet ndonjeherehellip

Ka nje shprese reale qe fshihet brenda nesh per te jetuar paster ne nje ambient te shendetshem. Nendija e njerezve duhet te bombardohet pa pushim me ashpersine e ligjeve qe duhet te beje shteti per te ruajtur ambientin por ligje te tilla nuk mund te beje vecse nje shtet publik. Pra per te jetuar paster duhet te kemi nje shtet publik qe ne nuk e kemi. Qe te mund te kemi nje shtet publik nendija e pushtetareve bajraktare duhet te bombardohet nga presioni kolektiv i publikut ne menyre qe keta te fillojne te kuptojne rolin e tyre dhe shkakun perse jane zgjedhur. Nese nuk ndodh kjo atehere klases politike i ka ardhur data e skadences duhet ndryshuar. Ky eshte nje problem i sovranit. Ne fund te fundit nese shteti yne eshte privat kjo eshte nje pergjegjesi kolektive ashtu si pergjegjesi kolektive eshte dhenia gabim e pushtetit sic ka ndodhur gjithe keta vjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›