E Diel, 1 Nëntor 2026

Adriatik nxirret kufoma e dyte dyshohen te jene marinaret turq

Trupi i pajete i nje personi eshte gjetur mbemjen e djeshme ne ujrat e Detit Adriatik. Nga ekspertiza mesohet se kufoma e seksit mashkull i perket moshes 30-40 vjec me trup te mesem dhe floke te zinj.

Nda hetimet paraprake dyshohet se kufoma mund te jete njeri nga marinaret turq qe humben jeten nga mbytja e anijes lsquoRexhina 1 pak jave me pare. Kane qene peshkataret e Durresit te cilet pikasen trupin e pajete te zhveshur ne det dhe e kane mbajtur aty deri ne mberritjen e policise kufitare.

Keto te fundit kane nxjerre trupin ne Bisht Palle nderkohe qe do jete ekspertiza ligjore ajo qe do percaktoje shkaqet e vdekjes dhe nderkohe grupi hetimit po merret me identifikimin e tij.

Ky eshte rasti i dyte i gjetjes se nje trupi te pajete brenda 48 oresh ne Durres. Jo me larg se dy dite me pare u gjet ne breg dhe nje tjeter trup qe dyshohet se i perket po nje prej marinareve. Deri tani jane gjetur 4 prej trupave mes tyre dy ne Kroaci. Nderkohe qe mungojne dhe 4 te tjere.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›