E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Të nderojmë viktimat e komunizmit

Të nderojmë së bashku ata që ranë për demokraci për tu bërë të pavdekshëm . Kështu u shpreh Kryeministri Berisha për ekspozitën e hapur në nderim të viktimave të komunizmit. Sipas Berishës në këtë ekspozitë janë paraqitur vetëm disa grimca sepse për të përshkruar vuajtjet, torturat dhe lotët e njerëzve do të duhej një det i tërë. Në Shqipëri regjimi i egër komunist realizoi monizmin më ekstrem dhe më barbar sepse presekutimet, vuajtjet, torturat dhe ekzekutimet që ky regjim ushtroi për shqiptarët për 46 vjet janë dy herë më të mëdha se në vendet e tjera ish komuniste u shpreh Berisha. Gjithashtu Berisha shtoi se mekanizmi çnjerëzor i luftës së klasave shkatërroi me qindra e mijëra njerëz të të gjitha moshave sepse kishin mendim ndryshe. Në Shqipëri paralel me mekanizmin e luftës së klasave veproi mekanizmi i skallavërisë kolektive dhe ekstreme theksoi Kryeministri Berisha.


Kryeministri Berisha: Le të vazhdojmë betejën tonë me durim dhe vendosmëri, për t’u ndarë njëherë e mirë nga kapitulli më tragjik në historinë tonë kombëtare, krimet e komunizmit


Kryeministri Berisha ishte sot në mesditë i pranishëm në çeljen e ekspozitësnë kujtim dhe nderim të viktimave të shkaktuara nga diktatura komuniste në Shqipëri, organizuar në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita, një iniciativë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sjell dokumente dhe foto tronditëse që dëshmojnë përndjekjet, gjyqet e manipuluara, ekzekutimet barbare dhe vuajtjet e pafundme të ish-të burgosurve dhe të të përndjekurve politikë.


Dokumentet historike dhe materialet filmike janë hulumtuar dhe nxjerrë nga fondi arkivor i Muzeut Historik Kombëtar, Galerisë Kombëtare të Arteve, Arkivit Qendror i Filmit, Komitetit të Kulteve,  Institutit të Historisë, Institutit të ish-të Përndje

kurve Politikë, Arkivit të Shtetit, Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Arkivit të Ministrisë së Brendshme dhe Arkivit e RTSH-së.


Të pranishëm në çeljen e ekspozitës ishin Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango dhe ministra të tjerë, deputetë dhe të tjerë personalitete të fushave të ndryshme.


Kryeministri vlerësoi punën e shkëqyer të bërë nga organizatorët e ekspozitës dhe theksoi se këto materiale janë veçse grimca në lumenjtë e dhimbjes, lotëve, gjakut, vuajtjeve dhe sakrificave të qytetarëve shqipt

arë për fjalën dhe iniciativën e lirë, besimin tek Zoti, vlerat hyjnore dhe njerëzore të individit dhe shoqërisë.


Kryeministri Berisha tha se në këtë ditë të gjithë së bashku nderojmë atë qëndresë të pamposhtur të dhjetëra e mijëra shqiptarëve, të cilët mbajtën të gjalla në qelitë e burgjeve, në varret pa mbishkrime, flakët e lirisë dhe shpresën e saj. Jo rastësisht, u shpreh Kryeministri, u zgjodh 20 shkurti për t’i nderuar ata, sepse 20 shkurti ishte dita e ngadhënjimit të tyre, ishte kurorëzimi i fitores së qëndresës së tyre jo vetëm mbi bronxet, por dhe mbi “bustet” e gjalla.


Kryem

inistri nënvizoi se në disa aspekte, Shqipëria

është vetëm në fillimin e një procesi të dënimit të krimeve kundër njerëzimit, proces jetik dhe i domosdoshëm për paqen sociale të këtij kombi, për fisnikërimin, për virtytet, për moralin e tij. “Sot, sërish, pas 18 vitesh, ata të cilët shërbyen si hanxhar të diktaturës, që urdhëruar dhe firmosën varje dhe zvarritje, janë ende në segmente të caktuara të pushtetit”, theksoi Kryeministri. Në këtë drejtim, Kryeministri shprehu keqardhjen për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të lustracionit, duke theksuar se ky vendim u mor “nga  një grup personash në konflikt të plotë interesi”. Por Kryeministri tha se qeveria mbetet e vendosur në këtë proces. “Ky proces është i pandalshëm dhe është i parikthyeshëm, ai do të ecë gjithnjë brenda rregullave të shtetit ligjor”, u shpreh ai.


Fjala e plotë e kreut të qeverisë:  


“Jemi mbledhur sot në Ditën Kombëtare të kujtesës, nderimit dhe qëndresës së viktimave të sistemit barbar komunist, 20 shkurtin, për të inauguruar këtë ekspozitë, që me dokumente autentike sjell këtu para nesh disa grimca të shkëputura të kalvarit të tmerrshëm të vauajtjes, dhimbjes, lotëve, persekutimeve, ekzekutimeve me gjyq dhe pa gjyq, internimeve familjave dhe kolektive të dhjetëra e mijëra shqiptarëve, burrave dhe grave, fëmijëve, të rinjve, të rejave, të moshuarve, gjatë diktaturës hoxhiste në Shqipëri.


Organizatorët e ekspzitës kanë bërë një punë të shkëlqyer për të cilën meritojnë respekt e falënderim. Por unë theksova se këto janë veçse grimca, sepse lumenjtë e dhimbjes, lotëve, gjakut, vuajtjeve dhe sakrificave të qytetarëve shqiptarë për fjalën e lirë, iniciativën e lirë, besimin tek Zoti, vlerat hyjnore dhe njerëzore të individit dhe shoqërisë, do të mund të kishin mbushur ndoshta edhe një det të tërë.


Në Shqipëri regjimi komunist realizoi monizmin më ekstrem, shtypjen më barbare, persekutimet, vuajtjet, torturat, internimet, ekzekutimet, dëbimet që ky regjim ushtroi mbi shqiptarët për 46 vjet, janë disa herë më të mëdha se të të gjitha regjimet komuniste të vendeve ish komuniste të marra së bashku, përveç regjimit sovjetik. Mekanizmi mizor dhe çnjerëzor i luftës së klasave griu, rrënoi, shkatërroi me qindra e mijëra jetë, mijëra shekuj dhe mijëvjeçarë rini të qytetarëve të këtij vendi, për fajin e vetëm se ata në atë kohë kanë pasur guximin të mendojnë siç mendojmë ne sot, të besojnë siç besojmë ne sot, t’u përmbahen atyre vlerave  të shoqërisë së lirë njerëzore, t’i mbrojnë ato vlera të cilat i gëzojmë ne sot. Në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër, hanxharët e diktaturës nuk kursyyen qytetarë të të gjitha moshave, të të gjitha përkatësive etnike, vetëm e vetëm sepse kishin një mendim ndryshe, vetëm e vetëm se donin t’u përmbaheshin vlerave më të larta të njeriut dhe të njerëzimit.


Por, në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër, paralel me mekanizmin lugubër të luftës së klasave, veproi dhe funksionoi mekanizmi i egër barbar i skllavërisë kolektive, skllavërisë ekstreme. Mbi 1 milionë shqiptarë në të gjithë zonën verilindore e juglindore të vendit përjetuan kalvarin më të egër të mjerimit, të urisë, të vdekjes nga uria dhe sëmundjet e saj. Ushqimi i përditshëm i tyre ishte një helm i vërtetë, një helm që ata nuk e dinin, sepse misri me kripën, të pa shoqëruar me gjë tjetër, shkaktojnë urinë kronike dhe vdekjen e sigurt të njeriut.  Ndoshta me këtë mekanizëm vdiqën edhe më shumë se me mekanizmin e parë. Shqipëria përjetoi kështu një politikë të krimeve çnjerëzore kundër njerëzimit, si asnjë vend tjetër. Në asnjë vend tjetër ish komunist të Europës, uria nuk u përdor si armë, siç u përdor në Shqipëri për të gjunjëzuar një popull të tërë, krahas burgjeve, gulagëve dhe kampeve të përqëndrimit.


Sot ne mblidhemi këtu së bashku për të nderuar atë qëndresë të pamposhtur të dhjetëra e mijëra shqiptarëve, të cilët mbajtën të gjalla në qelitë e burgjeve, në varret pa mbishkrime, flakët e lirisë dhe shpresën e saj. Sot ne, jo rastësisht kemi zgjedhur 20 shkurtin për t’i nderuar ata, sepse 20 shkurti ishte dita e ngadhënjimit të tyre, ishte kurorëzimi i fitores së qëndresës së tyre jo mbi bronxet, por mbi bustet e gjalla. Në 20 shkurt në sheshin e Tiranës, në një akt trimërie dhe heroizmi të paparë, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë përmbysën statujën e Enver Hoxhës, Hitlerit të pasluftës, por në të vërtetë ata përmbysën bronxet e gjalla. Nuk janë të paktë ata që mendojnë se Ramiz Alia atë ditë nuk e përgjaku Shqipërinë. Por ata gabojnë. Mendoni pak dhjetëra e qindra djem e vajza të vrarë në kufijtë e Shqipërisë në vitin 1990. Frikacaku nuk guxoi, sepse populli rumun u kishte dhënë një leksion të shkëlqyer diktatorëve dhe ai e dinte mirë këtë. Pra, ai nuk e bëri këtë për të kyrsyer qytetarët e Tiranës, sepse ai nuk i kurseu të rinjtë që deshën të largoheshin nga Shqipëria, pasi u hoq neni i tradhëtisë së lartë për largim nga vendi. Ai kurseu lëkurën e tij dhe të “busteve” të tjera të gjalla që u përmbysën në 20 shkurt. 


Më duhet të theksoj jo pa dhimbje se në disa aspekte, ne jemi vetëm në fillimin e një procesi të dënimit të krimeve kundër njerëzimit, proces jetik dhe i domosdoshëm për paqen sociale të këtij kombi, për fisnikërimin, për virtytet, për moralin e tij. Sot, sërish, pas 18 vitesh, ata të cilët shërbyen si hanxhar të diktaturës, që urdhëruar dhe firmosën varje dhe zvarritje, janë në segmente të caktuara të pushtetit. Sot, sërish ata të cilët dëmshpërblyen autorët e krimeve monstruoze kundër njerëzimit, ata që firmosën ekzekutimin pa gjyq të dhjetëra e qindra intelektualëve shqiptarë, ata që firmosën dëbimin dhe internimin e dhjetëra e mijëra shqiptarëve dhe që u ndëshkuan në mënyrë simbolike nga ligji i dënimit të krimeve kundër njerëzimit, u dëmshpërblyen për ato pak vite që bënë, po nga ata të cilët shërbyen si hanxhar të krimeve kundër njerëzimit, u dëmshpërblyen nga Partia Socialiste, e cila në dëmin më të madh të saj, në dëmin më të madh të paqes sociale të vendit, nuk merr përsipër të kërkojë të falur dhe të distancohet nga kjo e shkuar tmerrësisht e rëndë dhe e hidhur për kombin dhe vendin.


Unë e di se tek ju dhe te mbarë shqiptarët ka krijuar një brengë të thellë fakti i pezullimit të ligjit të lustracionit, nga  një grup personash në konflikt të plotë interesi, subject parësor i veprimit të ligjit. Por sërish, duke mbetur të vendosur në këtë process, kërkoj dhe u ftoj të keni mirëkuptim. Ky proces është i pandalshëm, është i parikthyeshëm, ai do të ecë gjithnjë brenda rregullave të shtetit ligjor. Ju të parët, i dhatë kombit dhe vendit leksionin më të madh. Në asnjë rast e në asnjë rrethanë nuk i lejuat vetes të rrëmbeheni nga hakmarrja, sepse asgjë nuk do të dëmtojë qëllimin tonë, sesa në rast se ne shndërrojmë një proces të tillë në hakmarrje. Hakmarrja dhe demokracia, hakmarrja dhe e ardhmja janë absolutisht të pa pajtueshme. Ndaj le të vazhdojmë betejën tonë me durim, me vendosmëri, për t’u ndarë njëherë e mirë nga ky kapitull më tragjiku në historin tonë kombëtare.


Le të nderojmë sot së bashku ata qindra e mijëra burra e gra që ranë për t’u bërë të pavdekshëm, për t’u prehur në altarin e lirisë së kombit. Le të nderojmë ata qindra e mijëra qytetarë të Tiranës që në 20 shkurt përmbysën shtatoren e Enver Hoxhës, Hitlerit të pasluftës dhe statujat e gjalla që mbretëronin në Tiranë. Nder veprës së tyre, nder kujtimit të tyre, nder qëndresës së tyre”.                    


Statistika të viktimave të sistemit komunist, publikuara nga MTKRS:


1. Të pushkatuar                 5548                Nga këta                      91 gra


2. Të burgosur                    14563              Nga këta                      445 gra


3. Të vdekur në burg           987                 Nga këta                       7 gra


4. Të futur në psikiatri          308                 Nga këta                       35 gra


5. Të internuar e dëbuar      21401              Nga këta                      322  gra


Gjithsej të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit numërohen 6535 viktima. Prej tyre numërohen klerikë katolikë 120 persona, myslimanë 60 persona, bektashinj 83 persona, ortodoksë 39 persona. Teksa u shkatërruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare, prej të cilave 740 xhami, 608 kisha e manastire ortodokse, 157 kisha e manastire katolike, 530 teqe e tyrbe.           




Renia e Diktatures by Albania News Agency 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›