Rokadë te Tirana, ikën Muka -vjen Starova

www.albania-sport.com- Pas humbjes së tretë radhazi në kampionat (me Kastriotin, Flamurtarin dhe Vllanzinë), presidenti i Tiranës, Refik Halili, emëroi Sulejman Starovën në detyrën e trajnerit të 24-herë kampionëve të Shqipërisë, e që këtë sezon kanë zhgënjyer jo pak.
Sulejman Starova do të jetë trajneri i pestë i Tiranës për këtë edicion pas kroatit Ilija Lonçareviç, Albana Tafajt, Nevil Dedes dhe Devi Mukës. Ilija Lonçareviç “jetoi” 6 javë te Tirana; Alban Tafaj (12 javë), Nevil Dede (1 javë) dhe Devi Muka (5 javë).
Sulejman Starova do të zëvendësojë Devi Mukën, tashmë do të pasi “vlonjati fluturues” luante një rol të dyfishtë trajner dhe lojtar kapiten në fushë, ndërkohë që ishte shprehur se nuk dëshironte të linte futbollin e luajtur për shkak të punës si trajner.
Gjithçka është zyrtarizuar pasditen e sotme në ambientet e klubit, kur presidenti Refik Halili ka dalë para futbollistëve për të deklaruar rokadën në radhës të stafit teknik.
Që nga dështimin në derbin me Dinamon, ecuria e bardhebluve ka qenë tepër negative, ku ka koleksionuar 5 humbje (dy vetëm
përballë Vllaznisë dhe nga një kundër Shkumbini, Kastriotit dhe Flamurtarit).
Vendi i katërt për Tiranën: me 35 pikë, po aq sa Shkumbini, e për më tepër që mbi kokë ka një Laç ambicioz me 2 pikë më shumë se 24-herë kampionët e 5 pikë më pak se Besa e vendit të dytë (40), ndërkohë që ekipi i Refik Halilit është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, duke mbetur këtë sezon pa asnjë trofe, ashtu siç ndodhi edhe në kampionatin e vitit 2007-2008, sezon në të cilin bardheblutë e përfunduan në vendin e gjashtë.
Në 25 javët e zhvilluara deri tani, Tirana ka fituar 10 ndeshje, ka humbur po 10 dhe ka barazuar 5 takime (25 gola të shënuar dhe 25 të pësuar).
Sulejman Starova rikthehet për herë të tretë në drejtimin e Tiranës, pasi i drejtoi bardheblutë në sezonin 2004-2004 si dhe në 3 javët e para në sezonin 2006-2007.
Starova ka drejtuar Partizanin (kampion si trajner 1992-1993), Tiranën (kampion si trajner, 2004-2005), Teutën (nënkampion 2006-2007) dhe Besën.
Së fundi, Starova kishte punuar si drejtor sportiv i Partizanit, por u dorëhoq pas konfliktit midis dy aksionarëv e të skuadrës së kuqe, Albert Xhani dhe Paro Laçi. Ekipi i fundit që ka drejtuar Starova ishte Teuta gjatë sezonit të kaluar.
Ndeshja e parë si trajner i zyrtar i Tiranës për Sulejman Starovën do të jetë transferta e Apolonisë (31 pikë) në “Loni Papuçiu”, ku në rast dështimi ndaj fierakëve të etur për pikë, do të ishte humbja e katërt radhazi, por bardheblutë mund të rrezikonin edhe vendin e katërt.
Janë vetëm katër ekipe nga 12 skuadra që ka Superliga që nuk i kanë ndryshuar trajnerët: Dinamo (Shëlqim Muça), Besa (Shpëtim Duro), Laçi (Stavri Nica) dhe Kastrioti (Ramadan Ndreu).
Debutimet e trajnerëve
të Tiranës gjatë
këtij sezoni
Ilija Lonçareviç
Java 1: Tirana-Flamurtari 1-3 (H)
Alban Tafaj (Tirana)
Java 7: Dinamo-Tirana 2-1(H)
Nevil Dede (Tirana)
Java 19: Teuta-Tirana 0-1 (F)
Devi Muka (Tirana)
Java 20: Tirana-Vllaznia 0-1(H)
Sulejman Starova (Tirana)
Java 26: Apolonia-Tirana (3 prill)
SUPERLIGA 2009-2010
LËVIZJET E TRAJNERËVE
Tirana (5 trajnerë): Ilija Lonçareviç (nga java 1-6); Alban Tafaj (nga java e 7-18): Nevil Dede (nga java 19), Devi Muka (nga java 20-25), Sulejman Starova (nga java 26)
Shkumbini (3): Gugash Magani (nga java 1-2); Kristaq Mile (nga java 3-15). Përparim Daiu (nga java 16)
Skënderbeu (3): Gerti Haxhiu (nga java 1-17); Andrea Marko (nga java 18-19); Mirel Josa (nga java 21)
Vllaznia (3): Hasan Lika (nga java 1-5); Roland Luçi (nga java e 6-të); Edi Martini (nga java 18)
Apolonia (2): Esad Karishik (nga java 1-10); Hasan Lika nga java e 11-të.
Flamurtari (2): Eqerem Memushi (nga java 1-4); Gugash Magani (nga java e 5-të)
Gramozi (2): Ilir Qirjako (nga java 1-5); Agim Canaj (nga java e 6-të).
Teuta (2): Mirel Josa (1-19) Ylli Shehu (nga java 20)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 29 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili