Teuta, alarm “SOS” për gola

www.albania-sport.com- Nga një pretedente e qartë për një vend në zonën e Europës, Teuta e sheh veten pas 25 javësh kampionat në vendin e 8-të me 31 pikë, një më shumë se Kastrioti dhe Flamurtari (nga 30 pikë).
Me katër ndeshje pa fitore (2 barazime dhe 2 humbje), skuadra durrsake nën drejtimin e Ylli Shehut ka dhënë alarmin se ndodhet në një moment kritik dhe shumë pranë zonës play-out.
Trajneri Ylli Shehu: “Mangësia në lojën sulmuese po e dërgon ekipin në fundin e ftohtë të renditjes”.
Teuta ka realizuar në 25 javë vetëm 22 gola, duke pasur sulmin e dytë më të dobët në kampionat pas Gramozit (15 gola) të vendit të fundit.
Gjithsesi, skuadra durrsake, 3-herë fituese e Kupës së Shqipërisë, ndodhet në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, duke mundur në ndeshjen e parë 1-0 Vllazninë, ndërkohë që Shkumbini, ndaj të cilit Teuta humbi të dielën e kaluar, barazoi në ndeshjen e parë 1-1 me Besën në Kavajë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili