Roland Garros, ngre kupën Maria Sharapova

Tenistja ruse, Maria Sharapova, ka fituar në turneun ndërkombëtar të tenisit në Paris, Roland Garros, pasi sot në finale e mundi italianen Sara Errani, në dy sete 6:3 dhe 6:2.
Tenistja ruse fitoi me rezultat 2:0 në sete (6:3 dhe 6:2) në një lojë që zgjati gjithsej 89 minuta dhe ku rusja ishte bindshëm dominuese ndaj tenistes italiane, për të cilin si duket kjo finale ishte limiti i mundshëm i saj kësaj radhe në ballafaqimin elitar në tenis.
Sipas njoftimeve zyrtare, fituesja e sivjetshme e Rolang Garrosit, Maria Sharapova, përveç titullit dhe pikëve maksimale për listën reaguese të tenisteve të botës, ka fituar edhe 1.250. 000 euro, ndërsa finalistja humbëse, italiania Sara Erani, ka fituar 625. 000 euro.