E Diel, 1 Nëntor 2026

Prizren, forumet rinore nënshkruajnë deklaratën e lidhjes mbarëshqiptare

Në kuadër të shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, forumet rinore të partive politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë e Preshevës, kanë nënshkruar deklaratën e lidhjes mbarëshqiptare të forumeve rinore.
 

Formimi i Lidhjes ka si qëllim bashkërendimin e aktiviteteve të forumeve rinore, kjo dhe në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Një nga nënshkruesit të kësaj deklarate, kreu i LRI-së, Endrit Brahimllari u shpreh se është koha që të rinjtë të tregojnë kapacitetet e tyre.
 

“LRI është kontribuese me të gjitha format për vazhdimësinë e kësaj nisme. Është koha që të rinjtë të tregojnë kapacitetet e tyre. Të rinjtë duhet të kontribuojnë për forcimin e vlerave kulturore e historike” u shpreh ai.
 

Këtë iniciativë e ka përshëndetur edhe kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Gerti Bogdani.
 

Ndërsa i pari i të rinjve të PDK-së, Memli Krasniqi tha se kjo është një iniciativë e mirë e të rinjve shqiptarë, kurse Gent Begolli, që udhëheq forumin e të rinjve të AAK-së u shpreh se koha është në favor të shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›