E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roli i SHBA ne bisedimet Kosove-Serbi

KOSOVE - Akoma pa u percaktuar se kur dhe si do te fillojne bisedimet mes Kosoves dhe Serbise per ceshtje praktike te pazgjidhura mes dy shteteve dhe ne qarkullimin diplomatik eshte hedhur nje pikepyetje se cili do te jete roli i SHBA-se ne keto bisedime. Origjina e kesaj shkendije per debat eshte Serbia ku qarqet zyrtare nuk e fshehin deshiren dhe synimin e vjeter strategjik per ti pare SHBA jashte ketyre bisedimeve. Menyrat se si po tentohet te krijohet nje klime diplomatike kunder pjesemarrjes se SHBA-se ne bisedimet mes Kosoves dhe Serbise jane dy. E para eshte perpjekja per te nxitur nacionalizmin europian ne Bruksel dhe per te mos lene vend per SHBA-ne ne bisedimet e ardhshme. Gazeta e Beogradit Blic me 29 shtator e permblidhte kete ne tezen se nuk ka hapesire per SHBA ne bisedimet. Menyra e dyte eshte per te kerkuar qe bisedimet e ardhshme Kosove-Serbi ti monitoroje dhe ti drejtoje jo Bashkimi Europian por OKB-ja dhe kete propozim e shprehu publikisht zyrtari qeveritar serb Oliver Ivanovic. Ideja serbe per te organizuar bisedimet nen kujdestarine e OKB-se ka qellim me te gjere se sa thjesht te menjanoje SHBA-ne. Ajo permban synimin qe ne bisedimet te perfshihet edhe Rusia sepse duke futur Rusine jo vetem perfshihet nje anetar i perhershem i Keshillit te Sigurimit qe mbeshtet Serbine por dhe qe eshte ne gjendje nepermjet vetos te bllokoje cdo lloj nisme rezolute apo marreveshje qe nuk ploteson oreksin e Serbise ndaj Kosoves. Argumenti kryesor qe po perdor diplomacia serbe ne elaborimin e ketyre dy qendrimeve eshte se rezoluta e OKB-se e 9 shtatorit per Kosoven e paraqitur se bashku nga Bashkimi Europian dhe Serbia nuk e permend SHBA-ne si ndihmues apo lehtesues i bisedimeve dhe duke qene nje rezolute e OKB-se bisedimet duhet te kene kujdestare OKB-ne.

Qendrimi lidhur mbi nje kujdestari te OKB-se per bisedimet Kosove-Serbi bie poshte sepse rezoluta e 9 shtatorit e permend ne menyre eksplicite se do te jete Bashkimi Europian ai qe do te ndihmoje per vendosjen e dialogut mes paleve Kosoves dhe Serbise.
Presioni diplomatik serb per te perfshire OKB-ne eshte ne te njejten kohe edhe presion per te penguar pjesemarrjen e SHBA-se ne keto bisedime sepse shtrohet si alternative edhe pjesemarrja e Rusise. Perpjekja per te menjanuar SHBA-ne nga bisedimet Kosove- Serbi lidhet edhe me obsesionin e udheheqjes se Beogradit per te rihapur ceshtjen e kapercyer te statusit te Kosoves status i cili u konfirmua ligjerisht edhe nga vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise me 22 korrik por edhe nga rezoluta e OKB-se e 9 shtatorit ku vet Serbia vuri firmen si sponsorizuese bashke me BE-ne. Shpresa e Beogradit eshte se duke qene vetem BE ai mund te provokoje apo beje presion nepermjet ndonjerit nga pese shtetet e BE-se qe nuk e kane njohur Kosoven dhe te cilat mund te bejne obstruksion dhe te mos lejojne qe BE-ja te vije me nje qendrim unik ne bisedimet e ardhshme Kosove-Serbi. Kjo duket si mision i pamundur dhe Ivan Vujacic ish-ambasador i Serbise ne SHBA i kujtonte qeverise se tij keto dite se nuk eshte realiste te presesh qe statusi i Kosoves te diskutohet sepse eshte llogari e mbyllur per 22 shtete te BE-se dhe per SHBA-ne. Aq te obsesionuar duken kundershtaret e angazhimit dhe te pjesemarrjes se SHBA ne bisedimet e ardhshme Kosove-Serbi sa qe ne te njejten kohe shohim te leshohet ne qarkullim publik edhe nje teze absurde qe ka mbushur mediat serbe ruse dhe te disa shteteve europiane qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. Kjo teze konsiston ne pretendimin se jane Shtetet e Bashkuara qe kane provokuar krizen politike ne Prishtine dhe doreheqjen e presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu me qellimin qe te pengojne fillimin e bisedimeve Kosove-Serbi dhe te shtyjne sa me gjate hapjen e tyre. Me perhapjen e pretendimeve te tilla krijohet qartazi bindja se SHBA nuk duket se jane te mirepritura nga njera pale e bisedimeve e cila natyrisht nuk eshte pala kosovare...
Te gjitha keto perpjekje per te krijuar nje fare konfuzioni diplomatik ne prag te bisedimeve Kosove-Serbi kane qellimin te krijojne idene e nje roli te ndare te BE-se dhe te SHBA-se ne bisedimet e ardhshme Kosove-Serbi. Dhe qe kjo ide eshte prezente reflektohet edhe nga pyetja qe iu be Sekretares amerikane te Shtetit Hilari Klinton dhe perfaqesueses se larte te BE-se per politiken e jashtme Ketrin Eshton me 29 shtator ne Uashington ne konferencen e perbashket te shtypit te organizuar pas bisedimeve mes dy zonjave me te larta te diplomacise boterore. Klinton dhe Eshton u pyeten nese gjate bisedimeve mes tyre kishin rene dakord per rolin e BE-se dhe te SHBA-se ne bisedimet e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtines. Pergjigja e perfaqesueses me te larte diplomatike te BE-se ishte
Eumlshte jashtezakonisht e rendesishme qe ne ecjen perpara me Beogradin dhe me Prishtinen ne jemi duke punuar se bashku dhe ky eshte mesazhi qe une u dhashe presidentit Boris Tadic dhe kryeministrit Hashim Thaci kur i takova javen e kaluar.

Ne mesazhin e perfaqesueses me te larte diplomatike te BE-se dalin qarte dy linja te rendesishme europiane qe ne bisedimet mes Serbise dhe Kosoves BE dhe SHBA jane se bashku dhe qe askush nuk duhet te kete iluzione se mund te kete vecim apo ndarje interesash apo angazhimi te partnereve atlantike dhe europiane ne keto ceshtje. Sigurisht ka ende kohe derisa te percaktohet konkretisht se cila do te jete axhenda e bisedimeve si do te organizohen bisedimet dhe cilet do te jene pjesemarresit ne bisedimet e ardhshme Kosove-Serbi. Prishtina e ka bere te qarte menjehere qendrimin e saj te drejte. Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci deklaroi me 17 shtator se roli i SHBA-se eshte i pazevendesueshem ne keto bisedime. SHBA duhet te jene prezent ne keto bisedime jo sepse ne duam keshtu por si garantues te zgjidhjes afatgjate dhe cdo zgjidhje e pranueshme do te vije si rezultat i unitetit BE-SHBA. Prishtina veproi drejt qe e shprehu me shpejtesi kete qendrim ne kohen kur nga Beogradi po profilizohej qendrimi kunder pjesemarrjes se SHBA-se.
Ndoshta formati burokratik i tryezes se bisedimeve te ardhshme Kosove-Serbi mund te piketoje vetem perfaqesuesit e BE-se dhe te Kosoves e te Serbise. Por thelbi i ceshtjes eshte se BE-ja dhe qendrimi i saj do te pasqyrojne dhe reflektojne ne menyre te drejtperdrejte edhe qendrimin e SHBA-se. Kjo eshte jashtezakonisht e rendesishme sepse qendrimi i SHBA-se i shtetit me te fuqishem demokratik te botes ka nje vend dhe rol te pazevendesueshem dhe jetik ne mbarevajtjen e zbatimit te parimeve dhe te te drejtave te popujve. Interesi i madh i komunitetit euroatlantik eshte shume me i rendesishem se sa interesat e ngushta me Serbine te njerit apo tjetrit shtet europian i cili nuk e ka njohur Kosoven. Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton deklaroi pas takimit me Ketrin Eshtonin se ne diskutuam Ballkanin ku ne te dy palet mbetemi plotesisht te perfshire dhe te angazhuar per te ndihmuar vendet e rajonit te realizojne aspiratat e tyre per integrim euroatlantik. Ne diskutuam se si do te forcojme bashkepunimin tone jo vetem ne kete nivel por edhe ne terren. Nuk eshte hera e pare qe ndermerren perpjekje per te menjanuar apo minimizuar rolin dhe angazhimin e SHBA-se ne ceshtjet e Ballkanit. Jane perpjekje te atyre forcave dhe shteteve ne Ballkan qe nuk jane pajtuar akoma me orientimin dhe te ardhmen euroatlantike te rajonit tone si garancia e stabilitetit e sigurise dhe e paqes ketu. SHBA jane nje nga dy shtyllat kryesore te kesaj te ardhmeje euroatlantike dhe eshte jashtezakonisht e rendesishme qe qeverite amerikane republikane dhe demokrate e kane ruajtur si nje prioritet te rendesishem te politikes se tyre europiane angazhimin ballkanik. Nje konfirmim i fuqishem i ketij prioriteti eshte edhe vizita tejet e rendesishme qe Sekretarja amerikane e Shtetit do te zhvilloje ne rajon ne Serbi dhe ne Kosove pas disa ditesh vizite e cila vjen si nje mesazh historik se SHBA kane qene dhe do te jene te interesuar per mbrojtjen e demokracise paqes dhe te drejtave e lirive te popujve ne rajonin tone.

G.SH/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›