E Diel, 1 Nëntor 2026

Frika eshte zhdukur fqinjet e Gjermanise per ribashkimin

20 vjet pas ribashkimit shume fqinje nuk i verejne me dallimet ne mes te Gjermanise Lindore dhe Perendimore. Gjermania konsiderohet si nje spirance stabiliteti ne Evrope. Atehere 20 vjet me pare edhe vete aleatet e Gjermanise i pane me skepticizem planet e Kancelarit Helmut Kohl per nje ribashkim te shpejte. Para se gjithash ne Britanine e Madhe por edhe ne France dhe Holande u shtrua pyetja A do te mbetet e qete dhe e perunjur Gjermania e madhe e lidhur ne bashkesine evropiane dhe ne NATO Thelbi i mesazhit te Helmut Kohlit atehere Gjermania e bashkuar nuk e deshiron kthimin ne Evropen e djeshme. Rivalitetet dhe nacionalizmat e vjeter nuk guxojne te ringjallen serish. Gjermania ne vitet pas ribashkimit u angazhua energjikisht per dhenien fund te ndarjes ne mbare Evropen. Pranimi i shteteve te ish-bllokut te Lindjes dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian dhe ne Aleancen Veriatlantike NATO ishte nje objektiv i rendesishem i politikes se jashtme. Gjermania arriti te bente per vete edhe vendet fqinje fillimisht skeptike sic ishte Franca. Askush nuk ka me frike nga Gjermania shprehet Alfred Grosser politolog dhe publicist ne Paris Ndjenjat ndaj Gjermanise jane normalizuar aq shume cfare nuk ka ndodhur edhe ne Britanine e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Me disa perjashtime anketat tregojne ata jane miq te mire. shte e natyrshme qe ata jane serish te bashkuar. Pas pranimit te vijes kufitare te Oder-Neise-s si vije perfundimtare kufitare ne lindje te Gjermanise ne vitet 90 u permiresuan edhe raportet me fqinjin me te madh lindor Polonine. Ambasadori i atehershem i Polonise ne Gjermani Janusz Reiter ben sot nje bilanc Madhesia e Gjermanise sot nuk eshte arsye qe fqinjet te kene frike. Megjithate mosbesim tek gjermanet ka ende tek shume polake beson shkrimtari polak Andrzej Stasiuk. Polaket fitojne me kenaqesi para ne Gjermani por ai nuk eshte vend ku ata do te shkonin te qete me pushime thote Stasiuk. Nderkaq ne Republiken eke mosbesimi ndaj Gjermanise eshte arritur te menjanohet ne fund te viteve 1990 pasi qeverite e te dyja vendeve ne nje deklarate te perbashket folen hapur per plaget e se kaluares pasojat e luftes ikjet dhe debimet. Ne Bashkimin Evropian Gjermania si anetari me i madh ka marre nje rol udheheqes si kontribuuesi me i madh dhe si nje lloj ndermjetesi midis interesave te vendeve te medha dhe te vogla shteteve anetare perendimore dhe lindore. Sipas nje ankete te BBC-se gjermanet duhen nga fqinjet e tyre me shume sesa besojne ata. Para se gjithash atmosfera festive gjate kampionatit boteror te futbollit ku valevitej pa ngurrim flamuri kombetar trengjyresh ka ndikuar pozitivisht ne imazhin e Gjermanise se bashkuar thote shkrimtari danez Knud Romer Natyrisht qe danezet ashtu si shumica e popujve te Evropes i pane gjermanet si mekatare per shume shume vite pas luftes. Por kthesen e pare te vertete une e verejta gjate kampionatit boteror te futbollit ne vitin 2006. Per here te pare atehere verejta se lufta ka mbaruar. Nuk eshte me...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›