E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimi i kasave

Si ekonomist me intereson shume reforma fiskale e vendit. Kam ndjekur ne gjithe hollesite e veta aferen e kasave fiskale ketu tek ne. Protesten e tregtareve te Tiranes. Rimarrjen e shqetesimit te tyre nga politika. Dhe si perhere keqperdorimin e ketij shqetesimi. Permes morise se akuzave dhe kunderakuzave te shifrave dhe letrave me vula qe u paraqiten keto ditet e fundit nga palet politike ne dyluftim ndoqa keshillen e Ministrise se Financave te vendit tim. Lundrova ne internet dhe gjeta informacion ne anglisht me titullin electronic cash register emri ne anglisht i kases fiskale per cmimet e aparaturave elektronike qe do ti vendosen biznesit te vogel te vendit tim. Kishte me qindra dhe mijera faqe interneti per to. Kerkova nga ofertat e te gjitha vendeve te botes. Nga pajisjet e shtrenjta Olivetti te fqinjit tone Italise deri ne Kinen e larget dhe ofertat e prodhuesve masive kineze. Kasen me te lire fiskale prodhim kinez e gjeta me cmimin e fabrikes 269 euro. Ishte kase qe per nga karakteristikat i pershtatej pikerisht biznesit te vogel ku dhe po vendosen keto aparatura ketu tek ne. Le te marrim nje kosto transporti nga Kina 10 euro per kase me e lira e mundshme sipas disa hulumtimeve. Le ti shtojme pagesen e zhdoganimit dhe koston e magazinimit dhe arrijme ne shifren 300 euro. Kesaj shifre i shtojme shiritin magnetik kujtesen e pavarur elektronike per te ruajtur mosmanipulimin e kases qe e kerkon Ministria e Financave. Arrijme ne 340 euro. Me tatimin per vleren e shtuar 20 per qind mbi cmim arrijme mbi 408 euro. Nese fusim edhe fitimin 10 per qind te kompanise del cmimi 450 euro. Ne rast se heqim TVSH-ne cmimi ulet aty ku tatimet shqiptare kane propozuar rreth 40 mije leke te reja. Ky eshte cmimi me i ulet i mundshem ne baze te te gjitha ofertave te prodhuesve te ketyre pajisjeve ne bote. Nuk kuptoj nese zhurma qe behet per cmimin e kasave i ka parasysh keto te dhena tregtare. Nese te ashtuquajturit eksperte bejne nje sy qorr nuk ka me te verber sesa ai qe sdo te shohe thote nje fjale e popullit dhe marrin per cmim prodhimi ate te nje kase jo fiskale qe varion nga 56 euro ne 170 euro sigurisht qe zhurma ka baze. Por me marrjen e nje mjeti te pershtatshem per regjistrimin e te dhenave sipas ligjeve tona tatimore tregu boteror e ka saktesuar oferten e vet. Edhe ne rast se blihen sasi te medha kasash mbi 10 mije cope serish kompanite prodhuese japin uljet e tyre respektive te cmimeve qe shkojne nga 10-15 per qind. Serish cmimi varion ne kufijte e 370-400 eurove pra shume afer atij qe eshte aplikuar deri me sot. Ne kete menyre aferat per fitime te majme me vjedhjen e taksapaguesve shqiptare me duken tejet mase te stisura. Fitimi i kater kompanive te sotme shperndarese te autorizuara per shitjen e kasave ketu tek ne ne vit mund te shkoje deri ne 400-500 mije euro nese shesin te themi 10 mije kasa. I shperndare si raport me cmimin e shitjes eshte ne kufijte 10-15 per qind mbi te pra nje norme fitimi normale per nje subjekt tregtar qe nuk fsheh bilancet ketu tek ne. Nuk duhet te harrojme edhe koston e mirembajtjes se kasave qe nga kompanite per vitin e pare te instalimit perballohet falas. Rastesisht takova nje mik shqiptar nga Maqedonia qe ka nje dyqan ne Tetove dhe e pyetja se sa e kishte bleren kasen fiskale te dyqanit. Me tha E bleva me keste dhe me kushtoi 399 euro. Pra jemi ne kufijte e tregut tone. Kurse per tia rimbursuar shteti maqedonas shpenzimin e kryer as qe behej fjale. Ketu tek ne tregtaret shpenzimin e bere do ta marrin ne taksa me te ulura. Atehere ku qendron vjedhja e madhe afera klasike e korrupsionit me brire Si gazetar u perpoqa te gjeja te verteten ne akuzat e opozites kryesore te vendit tim. Nuk e gjeta dot. Gjeta vec cilesime te bazuara ne shifra jo korrekte limime pasionesh partiake dhe jo me shume. Dhe me erdhi keq per kete zhurme te pabaze qe vetem te mire nuk i ben ekonomise se vendit tim.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›