E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal i ri, amerikanët, foto me pjesët e trupit të talebanëve

Ushtria amerikane është përfshirë në një tjetër skandal në Afganistan. Gazeta "Los Angeles Times" ka publikuar 18 foto që tregojnë ushtarët amerikanë të pozojnë me pjesë të trupit të talebanëve pasi i kanë vrarë.

Besohet se fotografitë janë bërë në vitin 2010, por një zëdhënëse e NATO-s ka thënë se ende nuk dihet vendndodhja e saktë.

Por, gazeta thotë se janë bërë në provincën Zabul, në jug të vendit ka ka prezencë të fortë të talebanëve. Një foto tregon një ushtar duke mbajtur në shpinë një dorë njeriu, e tjetra duke mbajtur këmbë të prera nga trupi.

Sekretari i mbrojtjes, Leon Pannetta ka dënuar ashpër rastin duke thënë se kjo nuk e përfaqësin Ushtrinë amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›