E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roli i keq i Angelina Jolie

Angelina Jolie, pas eksperiencës si regjisore në filmin ‘In the Land of Blood and Honey’, do të rikthehet para kamerës si aktore.

Roli i saj i ardhshëm do të jetë në një film të studios ‘Disney Pictures’ ku do të interpretojë shtrigën e përrallës Bukuroshja e fjetur.

“Do të interpretoj në një film që mund të shohin edhe fëmijët e mi”, ka thënë aktorja gjatë një konference shtypi në festivalin e filmit të Berlinit për prezantimin e filmit ‘In the Land of Blood and Honey’.

Sipas sitit ‘cinemablend’, filmi i Disney-t parashikohet për vitin 2015 dhe regjisori do të jetë Robert Stromberg.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›