E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rolling Stones me logo për përvjetorin e 50-të

Rolling Stones e kanë rekrutuar artistin e rrugës Shepard Fairey për të ripunuar logon e tyre ikonike për përvjetorin e 50-të të bendit.

Krijuesit e hitit “The brown sugar” kanë zbuluar planet për ridizajnimin e logos klasike me gjuhë-dhe-buzë për të shënuar gjysmën e shekullit në rok ‘n’ roll pak para vargut të koncerteve të planifikuara në fund të vitit.

Fairey, më së shumti i njohur për dizajnimin e posterëve të presidentit amerikan Barack Obama, ka shtuar një baner kuq e bardhë ku shkruan ‘The Rolling Stones - 50 vjet’ dhe ka përfshirë edhe numrin 50 në emrin e bendit.

Gjuha e krijuar nga studenti i artit, John Pasche, së pari është shfaqur në dizajnin e albumit “Sticky Fingers” të Stones në vitin 1971.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›