Roma, 17 milionë për Hoze Angelin
Roma është në prag të transferimit të mbrojtësit të Sporting Gijonit Hose Angel, ka njoftuar menaxheri i tij Alfredo Martinez. 21-vjeçari thuhej se kërkohej edhe nga Barcelona dhe Mançester Siti. “Nuk e di se në cilën ditë do të finalizohet transferimi. Por, e di se klubet janë takuar mes tyre. Roma është favorite për transferimin e tij dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë për Hose Angelin. Ardhja e trajnerit të ri të Romës, Luis Enrikues mund të bëjë dallimin”, tha Martinez. Hose Angel vlerësohet në rreth 17 milionë euro.