E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santosi: Harrojeni Nejmarin këtë vit

Objektivi për transferim i klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin e Çelsin, sulmuesi i Santosit Nejmar nuk do të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere, ka insistuar presidenti i klubit brazilian, Luis Alvaro de Oliveira. “Në lidhje me spekulimet e vazhdueshme rreth të ardhmes së futbollistit, jam i obliguar të komunikoj se transferimi i Nejmarit nuk është i negociueshëm. Përgjigja e Santosit është se nuk do të konsiderojmë asnjë ofertë për Nejmarin. Ai do të kthehet te Santos pas Copa America”, tha Oliveira në një komunikatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›