Merkel: Unë, Hilari dhe feminizmi
Edhe pse Hilari Klinton humbi ndaj Barak Obamës, kjo nuk do të thotë se femrat u mundën: Hilari bëri një fushatë të jashtëzakonshme, por nuk arriti të përmbushte qëllimin e saj. Dështimet dhe sukseset janë pjesë e luftës për emancipim. Hilari nuk u tërhoq asnjëherë nga gara, madje tani ajo është sekretarja e Shtetit dhe çdo detaj tregon se do të jetë shumë e zonja në punën e saj. Në fakt, në kontinentin e vjetër të Evropës, nuk mjafton që një grua të udhëheqë shtetin më të fuqishëm të Bashkimit Evropian, ose feminizmin e ri. Për këtë arsye, është nxitur një debat i fortë, një përballje me meshkujt për mundësitë dhe ndarjen e roleve në shoqëritë tona. Në krye të firmave të mëdha gjermane qëndrojnë dy gra të fuqishme, të cilat kanë një rol të rëndësishëm në drejtimin e tyre dhe kjo është një shenjë që tregon se diçka nuk shkon. Ja cili është mendimi i Anxhela Merkel, që mbahet si gruaja më e fuqishme e botës dhe shkrimtares së re, Jana Hensel, heroinë dhe lidere e feminizmit të ri gjerman, në këtë bashkëbisedim të mrekullueshëm. Anxhela Merkel është një politikane konservatore, ndërsa Jana Hensel mbahet si më përparimtare. Por si kancelarja ashtu edhe ylli i ri i letërsisë gjermane vijnë nga Lindja, e për pasojë, ndjeshmëria dhe formimi i tyre kanë shumë të përbashkëta. Nëse flasim për shanse të barabarta, pohon Merkel, atëherë duhet të themi se në shoqërinë tonë, sot, ekonomia ka mbetur sektori më i izoluar.
Kjo është java e madhe e Presidentit amerikan, por për një periudhë të shkurtër kohe u duk sikur presidente mund të ishte një femër. Kancelarja Merkel dhe zonja Hensel, a mendoni se ndryshimi që ndodhi në Amerikë do të thotë se gratë angazhohen shumë, por në fund humbasin?
Merkel: Hilari Klinton bëri një fushatë të jashtëzakonshme për zgjedhjet presidenciale, por nuk arriti të fitonte ndaj rivalit Barak Obama. Sipas meje, është e gabuar të mendosh se një grua u mund nga një burrë. Një grua që pranon sfidën mund edhe të humbasë, kjo është një pjesë e luftës për emancipim. E vlerësoj shumë qëndrimin e saj, që pas mundjes nuk u tërhoq, por u caktua nga Presidenti i ri i Amerikës si sekretare e Shtetit dhe mendoj se i ka të gjitha mundësitë për të qenë një ministre e Jashtme shumë e zonja.
Hensel: Hilari i vuri emrin "grua" fushatës së saj dhe kjo nuk është aspak e përshtatshme për kohën. Obama u përpoq të ndiqte një politikë të re si zezak dhe arriti të ndryshonte rol: nga një pozicion minoriteti, arriti të bënte për vete pjesën më të madhe të amerikanëve, pa e fshehur historinë e tij.
Jana Hensel, në një prej librave tuaj të fundit, shkruani se femrat e suksesshme në politikë, zakonisht nuk e theksojnë të qenit femra. Zonja Merkel, mos vallë është edhe një taktikë e juaja të heshtni mbi këtë temë?
Merkel: Unë e theksoj realitetin tim e të qenit grua. Jo gjithmonë, por në pjesën më të madhe të rasteve, të tjerët më ndjejnë si grua. Besoj se për paraqitjen time, ose modelin e flokëve, flitet më shumë se për atë të burrave.
Nëntëdhjetë vjet më parë, femrat morën të drejtën e votës në Gjermani...
Merkel: Fatkeqësisht shumë vonë. Pak muaj më parë, në një qytet arab, një bashkëbisedues më pyeti se prej sa kohësh në Gjermani femrat kishin të drejtë të votonin. Që prej vitit 1919, iu përgjigja unë. Pyetja e tij pasardhëse ishte: që kur gjermaneve u lejohet të drejtojnë një automjet? Kur i tregova se Berta Benz (që ka lindur më 1844-ën) ishte e para që drejtoi një automjet, ai mbeti shumë i habitur.
Të drejtën për të votuar e keni fituar që prej 90 vjetësh, ndërkohë që rolin e kancelares e mbani prej katër vitesh, edhe pse femra nuk ka ende mjaftueshëm pushtet. Ju ka dëmtuar të qenit femër?
Merkel: Katër vite më parë, pati një konflikt programesh dhe çështja e gjinisë i bëri edhe më të pasigurt disa zgjedhës.
Çfarë nënkupton kjo për zgjedhjet e ardhshme?
Mergel: Sot, dyshimi nëse një grua mund ta mbulojë këtë përgjegjësi të qeverisë nuk ekziston më. Njerëzit e kanë kuptuar se kjo funksionon. Jam e lumtur që kam ndihmuar për këtë gjë dhe nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët.
Një grua në drejtim të Unionit Kristian Demokrat. Zonja Hensel, mund ta votoni UKD-në?
Hensel: Për zgjedhjet e fundit politike, shkrimtarëve iu bë thirrje të bashkoheshin me Ganter Gras për Partinë Social-Demokrate gjermane, por kur u komunikova miqve të mi se do të vija në këtë debat me zonjën Merkel, u çudita që nuk dëgjova asnjë kundërshtim.
Zonja Merkel, a mund ta dimë se çfarë ka ndryshuar për ju nga ajo kohë e deri më tani?
Merkel: Vështirë të përgjigjesh, kanë ndryshuar shumë gjëra. Nga viti 1990 deri më 1994 isha ministre e çështjeve të gruas. Sot, gjithçka zgjidhet në bazë të kriterit, çfarë propozon dhe ç‘mund të realizosh ti. Në vitin 1990, mungesa në politikë e shumë femrave gjermanolindore, e bëri të pasigurt politikën e Gjermanisë Perëndimore, që për vite me radhë ishte përpjekur të bënte përpara. Këtë mund ta kuptoj.
Hensel: Atëherë ju quanin "vajza e Kolh"... Çfarë paternalizmi!.
Merkel: Nuk më shqetëson aspak kjo. Ndryshe nga politikanët e tjerë, që mbaheshin si modernë, Kohl ka bërë shumë për rolin e grave në politikë.
Meshkujt sillen ndryshe me ju që kur jeni bërë kancelare?
Merkel: Po, kanë respekt për detyrën dhe masat e sigurisë. Gjithmonë jam përpjekur ta shmang këtë çështje, pavarësisht nëse jam trajtuar ndryshe si kancelare ose si grua.
Zonja Merkel, situata e re që edhe Jana Hensel përshkruan, është një feminizëm i ri?
Merkel: Natyrisht që situata ka ndryshuar shumë, me lëvizshmërinë, lirinë e zgjedhjes dhe feminizmin. Ndryshimet në botën e punës janë ndjerë më shumë te brezat e rinj, sesa në kohën time. Sot, ajo që vlen për burrat, vlen edhe për gratë.
A nevojitet një feminizëm i ri?
Merkel: Nevojitet një debat mbi ndarjen e re të roleve mes burrit dhe gruas në shoqëri. Ndoshta një nga më të domosdoshmit është fakti se ky brez nuk i kërkon më çdo përgjigje botës së politikës... për mua si kancelare, nuk bëhet fjalë vetëm për të drejta politike, por për mundësinë reale që çdo njeri ka të drejtë ta jetojë jetën si të dojë. Nuk mjafton vetëm feminizmi, kërkohet një përballje për rolin e femrave dhe të meshkujve në shoqëri. Sot, shumë femra nuk e ndiejnë më si dizavantazh faktin se janë të tilla (femra). Ekziston një feminizëm i ri, i mishëruar nga Jana Hensel, ndryshe nga feminizmi historik. Është një feminizëm i ri, që shkon përtej nevojës për protesta. Në fushën e ekonomisë, ka shumë punë për të bërë: nëse shohim firmat më të rëndësishme gjermane, drejtohen nga dy gra shumë të fuqishme. Për mua, ekonomia ka mbetur pjesa më e izoluar e shoqërisë sonë.
Femrat në Parlament
BE
2006 24
2004 23
Suedi
48
48
Angli
20
18
Itali
17
12
Francë
13
13
Gjermani
33
32
Maltë
9
9
Femrat menaxhere
Të dhënat në përqindje 2000-2005
BE 30,6 - 32,2
Gjermani 27,1 - 26,3
Francë - 35,0 - 38,0
Itali - 17,3 - 31,9
Maltë - 17,7 - 14,5
Angli - 34,1 - 34,5
Hilari Klinton
Sekretarja aktuale e Shtetit amerikan është konsideruar si një nga gratë më të fuqishme të botës
Rakida Dati
Ministrja franceze e Drejtësisë, një mama e re, është bërë simboli i ri i fuqisë femërore
Sheila Beir
Presidente e Federatës së Depozitës Amerikane të Sigurimeve. Në klasifikimin e revistës "Forbes" renditet pas Merkelit
Indra Nuji
Administratore e deleguar e "Pepsit". Për "Forbes", është gruaja më e fuqishme që drejton kompanitë private