E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma: “Kurrë më 7 gola në Mançester!”

Mancester Junaitid dhe Roma vijnë në përballjen e tyre direkt në Grupin F pasi fituan takimet e para në Ligën e Kampioneve. "Djajtë e kuq" fituan në transfertë me Sportingun, falë golit të realizuar nga Kristiano Ronaldo, ndërsa Roma mundi Dinamon e Kievit 2-0 në "Olimpiko". Teksa përgatitën valixhet për të udhëtuar drejt Mancesterit, lojtarët e Romë nuk mund të harronin kurrsesi humbjen poshtëruese të pesë muajve parë, më 10 prill 2007, kur humbën 7-1 në "Old Traford"', në ndeshjen e kthimit të cerekfinaleve të sezonit të kaluar të Champions. Ky rezultat i pabesueshëm ishte njëherësh edhe fitorja më thellë e Mancesterit në Europë qysh nga viti 1968, ndërsa për Romën ishte humbja më e rëndë, që ka pësuar ndonjë skuadër italiane në Europë. Tashmë djemtë e Luciano Spaletit janë përgatitur për të bërë një paraqitje dinjitoze në Mancester, ku nuk përjashtohet edhe revanshi i verdhekuqve.
AKUILANI - Mesfushori i Romës, Alberto Akuilani deklaroi pak para nisjes për në Mancester: "Nuk më pëlqejnë fjalët revansh dhe hakmarrje. Rezultati 7-1 i sezonit të kaluar ishte një humbje e shëmtuar që ndikoi edhe në eliminimin tonë. Tani kemi mundësinë për të riluajtur dhe për të dëshmuar, se si kur edhe të luajmë edhe njëqind herë të tjera, është e pamundur të pësojmë shtatë gola. Jemi të bindur në forcën tonë dhe dëshirën për të bërë më të mirën".
MISIONI - Një fitore për Romën në Angli, të paktën sipas atyre që thonë statistikat, do të jetë e vështirë, pasi "Djajtë e kuq" i fituan të gjashta takimet në "Old Traford" duke shënuar 20 gola, me një mesatare të lartë realizimi: 3.3 gola për ndeshje, kur kanë 33 ndeshje pa humbur shtëpi në Ligën e Kampioneve. Aq më tepër kur, Roma ka mundur të fitojë vetëm një nga nëntë takimet e mëparshme të luajtura në Angli.
SIGURIA – UEFA e konsideron sfidën Mancester-Roma si një ndeshje ku rreziku mund të jetë i pranishëm, duke kujtuar edhe episodet e dhunës gjatë dy sfidave të mëparashme. "Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se është një ndeshje me rrezik, dhe që na duhet të adoptojmë masa më drastike se të zakonshmet', - tha zyrtari i lartë i UEFA-s, Gajard për sitin italin afaritaliani.it, që shton se në "Old Traford" do të jetë edhe një i dërguar i posacëm për stadiumet.
BASTET – Kompanitë e basteve kanë përcaktuar si favorit "Djajtë e kuq'. Fitorja e Mancesterit llogaritet me koeficientin 1.65, ndërkohë që ajo e Totit me shokë, me koeficientin 5. Barazimi midis dy ekipeve kuotohet 3.40. Karlos Tevez, sipas Agicos, është edhe lojtari më i rrezikshëm i sfidës. Një gol i tij "kushton' 2.33, ndërsa një gol i Francesko Totit, 2.83.

Fergusoni

Trajneri i Mancester Junaitid, skocezi Sër Aleks Ferguson, 66 vjec, është prej tre dekadave në krye të "Djajve të kuq", një prej klubeve më të mëdha në Europë. Suksesin më të madh në Europë e ka në vitin 1999, kur Mancesteri mundi në finale Bajernin e Munihut (2-1).

Spaleti

Trajneri i Romës, italiani Luciano Spaleti, 48 vjec, mori drejtimin e Romës, pasi më parë kishte stërvitur pesë ekipe mesatare në Itali. Në drejtimin e Romës, me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2011, Spaleti fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupës.

2
Mancesteri, me 17 pikë, renditet i dyti në kampionatin anglez, me një pikë më pak se Arsenali (19)

4
Roma, pas humbjes me Interin (1-4) renditet e treta në Serinë A pas Interit, Juventusit dhe Fiorentinës.

Fitoret dhe humbjet më të thella në fazën e grupeve

Mancesteri

Brenda
Fitorja më e thellë
Mancester-Roma 7-1
10.04.2007
Humbja më e thellë
Mancester-Real Madrid 2-3
19.04.2000

Jashtë
Fitorja më e thellë
Brondbi-Mancester 2-6
21.10.1998
Humbja më e thellë
Sporting-Mancester 5-0
18.03.1964

Roma

Brenda
Fitorja më e thellë
Roma-Shahktar 4-0
12.09.2006
Humbja më e thellë
Roma-Real Madrid 0-3
17.02.2002

Jashtë
Fitorja më e thellë
Valencia-Roma 0-3
26.02.2003
Humbja më e thellë
Mancester-Roma 7-1
10.04.2007

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›