E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toti: “Champions, trofeu i vetëm që më mungon”

Francesko Toti ende nuk e ndjen veten të larguar përfundimisht nga Kombëtarja e Italisë. Dhe këtë e ka bërë të ditur për të përjavshmen spanjolle "Don Balon". "Ishte një vendim shumë i vështirë për t'u marrë, por me duhet ta bëja, - deklaroi kapiteni i Romës. – Nuk ka të bëjë fare me ardhjen e Donadonit, kisha vendosur të ikja kur Lipi ishte ende në detyrë. Nëse do të kthehem? Nuk them as "po" dhe as "jo". Nuk kam thënë kurrë se nuk do të rikthehem. Natyrisht më pëlqen të luaj në Botërorin e Afrikës së Jugut, por duhen të ndryshojnë shumë gjëra. Jeta ime aktuale, e kushtuar tërësisht Romës dhe familjes, më pëlqen shumë". Toti flet edhe për sfidën e Ligës së Kampioneve. "Kundër Mancesterit do të më pëlqente shumë një 7-0 në favorin tonë. Champions është i vetmi titull që nuk e kam fituar, edhe pse jam i vetëdijshëm sa e vështirë është ta arrij me Romën. Turneu ka gjithmonë të njëjtët favoritë: ekipet e mëdha italiane, Realin, Barcelonë, Celsin, Liverpulin dhe Mancesterin". Kapiteni i Romës flet edhe "Këpucën e artë": "Kundërshtarët kryesorë? Trezege është kandidati numër 1, Toni është shumë i rrezikshëm. Për "Topin e artë" mendoj se do të ndahet midis Kakasë, Kristiano Ronaldos dhe Van Nistelroit, por dhe unë mund të jem një nga kandidatët. Megjithatë, nuk e kam kuptuar mirë kriterin, nëse vlerësojnë më shumë titujt, apo rendimentin personal, megjithatë do të jetë shumë e rëndësishme të bëj më të mirën në Ligën e Kampioneve. Së fundi edhe tema e titullit në Itali. "Nuk duhet të krijojmë shpresa të pamundura, humbëm Civunë, i cili për mua është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, edhe pse Huan, Zhyli dhe Sisinjo nuk janë të këqij. Interi është skuadra që duhet mundur. Lacio gjithashtu, por më pëlqen të mundim Juventusin".

Liga e Kampioneve
Dita 2
2 tetor 2007

Grupi E
Lion-Rejnxhërs
Shtutgard-Barcelona
Grupi F
Manc.Jun.-Roma
Dinamo K.-Sporting
Grupi G
CSKA Moskë-Fenerbahce
Inter-PSV Eindhoven
Grupi H
Steaua-Arsenal
Sevilja-Slavia

3 tetor 2007
Grupi A
Liverpul-Marsejë
Beshiktash-Porto
Grupi B
Valencia-Celsi
Rozenborg-Shalke
Grupi C
Lacio-Real M.
Verder B.-Olimpiakos
Grupi D
Sëlltik-Milan
Benfika-Shahktar

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›