Roma Luis Enrike jep lamtumiren
Luis Enrike nuk do të jetë trajner i Romës për sezonin e ardhshëm. Edhe pse lajmi mbetet për t’u zyrtarizuar, trajneri ia ka komunikuar vendimin e tij skuadrës në stërvitjen e zhvilluar në qendrën e Trigorias.
Pas seancës stërvitore të së enjtes, tekniku spanjoll ka zhvilluar një bisedë me të gjithë skuadrën dhe stafin teknik në qendër të fushës, për të lajmëruar futbollistët se ndeshja e së dielës kundër Çezenës do të jetë e fundit për të në krye të stolit verdhekuq.
I ulur në një top, Luis Enrike ka falënderuar dhe i përshëndeti të gjithë. Skena ndiqej nga larg nga drejtori i përgjithshëm i klubit roman, Franko Baldini dhe nga drejtori sportiv, Valter Sabatini.
Sipas mediave italiane, Luis Enrike ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për sezonin e vështirë që kaloi Roma, madje duke i kërkuar ndjesë edhe futbollistëve, të cilët nën drejtimin e tij nuk kanë pasur shumë hapësira për të luajtur.
“Nuk mund të shkoja me pushime dhe më pas të kthehesha për të punuar sërish te Roma, ku nuk arrita të jap 100 për qind, ishin fjalët e trajnerit për skuadrën. Largimi nga skuadra është një humbje e madhe për mua, por nuk arrita të transmetoj atë që dëshiroja dhe të hidhja në fushë idetë e mia për futbollin”.
Trajneri spanjoll ia kishte komunikuar vendimin e tij drejtuesve të klubit verdhekuq përpara dy javëve, ndërsa tashmë Roma ka nisur të kërkojë trajnerin e ri. Sipas të gjitha pistave, pasardhësi i Luis Enrikes do të jetë Vinçenco Montela, që ka mahnitur me punën e bërë te Katania.