Roma arrin fitoren e 1000-të
Romë - Ekipi i Romës në serinë A në Itali ka arritur të shënojë edhe fitoren e 1000-të. në javën e 15-të të serisë A, ekipi kryeqytetas mundi me rezultatin 1-0 Chievon, duke shënuar këhstu një rekord fitoresh, të 1000-tën. Goli u shënua nga Menez në minutën e 69-të. Për ekipin italian, fitorja e parë daton më 13 Tetor 1929 kundër Cremonese të asaj kohe me rezultatin e thellë 9-0. Me këtë rezultat, Roma ngjitet në kuotën e pikëve, kurse Chievo mbetet në vend me 9 pikë.