Interi i papërmbajtshëm: 0-3
Romë - Në javën e 15-të të Serisë A, Interi ka triumfuar në fushën e Lazios me rezultatin 3-0. Loja ka nisur mjaft e shpejtë për skuadrën e Interit e cila arriti të mbyll me avantazhin 1-0 pjesën e parë të takimit të luajtur në stadiumin olimpik të Romës. Ka qenë Ëalter Samuel që ka shënuar që në minutën e dytë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Në minutën e 46-të, ka patur një autogol nga Diakite, gjë kjo që ka dyfishuar rezultatin e Interit për ta çuar në 3-0 më pas me golin e shënuar nga Zlatan Ibrahimoviç në minutën e 55-të. me këtë rezultat, Interi arrin kuotën e 36 pikëve duke kryesuar renditjen në serinë A, kurse Lazio mbetet në kuotën e 23 pikëvë.