E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE anuloi samitin me Kinën

Për shkak të krizës së euros, Bashkimi Evropian anuloi samitin me Kinën, të parashikuar për ditën e martë.

Presidenti i Këshilit të BE-së, Herman van Rompuy, i ka sqaruar në një telefonatë kryeministrit kinez, Wen Jiabao, gjendjen në këshillimet për krizën, njoftoi një zëdhënës në Bruksel.

Van Rompuy i është lutur kryeministrit kinez për shtyrjen e samitit, të planifikuar të mbahej në vendlindjen e Wenit, Tianjin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›