Roma, fitore “in extremis”
Vetëm dy pikë është distanca që e ndan skuadrën e Klaudio Ranierit nga Milani, edhe pse formacioni kuqezi ka një ndeshje të prapambetur me Fiorentinën në transfertë. Kryeqytetasit treguan edhe një herë se nën drejtimin e Klaudio Ranierit kanë rigjetur vetveten (kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi).Xhon Arne Rise kaloi në avantazh Romën në minutën e 29-të. Por epërsia e vendasve zgjati deri katër minuta para përfundimit të pjesës së parë, kur Vergasola barazoi shifrat në 1-1. Kur mendohej se sfida e “Olimpikos” do të përfundonte në paqe, është 21-vjeçari Okaka Çuka që i dhuron tri pikë të rëndësishme Romës në luftën për vendin e dytë.Roma 2 – 1 Siena (Rise 29’, Okaka 88’ / Vergasola 41’)Roma (4-2-3-1): Julio Sergio 6,5; Motta 6,5, Burdisso 6, Juan 6,5, Riise 7; Pizarro 6,5, De Rossi 6; Brighi 5,5 (61' Okaka 8), Perrotta 6 (46' Cerci 5,5), Taddei 6 (73' Pit 6,5); Baptista 5. (Doni, Cassetti, Mexes, Cicinho). Trajner: RanieriSiena (4-3-3): Curci 8; Rosi 5,5, Malagò 6,5, Terzi 5,5, Del Grosso 5,5; Vergassola 6,5, Codrea 6, Ekdal 5,5 (90' Ekdal); Reginaldo 5, Jajalo 6 (90' Calaiò), Maccarone 5,5. (Pegolo, Fini, Ficagna, Jarolim, Larrondo). Trajner: MalesaniGjyqtar: BaracaniKartonë të verdhë: Rosi, Jajalo (S), Juan, Burdisso, Okaka (R)