E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, java e 22-të

Sampdoria pa Antonio Kasanon më në fund është rikthyer te tri pikët. Skuadra e Luixhi Delnerit fitoi 2-0 në shtëpi përballë Atalantës, që mbetet në vendet e fundit të renditjes. Për Sampin realizoi Palombo në minutën e 36-të dhe Pacini në minutën e fundit të pjesës së parë.Fiorentina ka arritur të marrë një barazim mjaft të vështirë në transfertën e Kaljarit. 2-2 përfundoi sfida e luajtur në “Sant Elia” dhe të dy ekipet mbeten në pozitat e mëparshme (Kaljari 31, Fiorentina 30). Në ndeshjet e tjera Katania barazoi 1-1 në shtëpi me Udinezen, ashtu si Kievo me Bolonjën. Përballja e fundit e javës së 22-të të Serisë A do të luhet në orën 20:45 midis Juventusit dhe Lacios.Seria A, java e 22-të:Të shtunënBari 4 – 2 PalermoNapoli 0 – 0 XhenovaTë dielënMilan1 - 1LivornoRoma2 - 1SienaCagliari2 - 2FiorentinaCatania1 - 1UdineseChievo1 - 1BolognaSampdoria2 - 0AtalantaJuventus – Lazio (ora 20:45)Parma – Inter (e shtyrë)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›