E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma i beson Enriques

Drejtori i përgjithshëm i Romës, Franco Baldini ka insistuar se trajneri Luis Enrique do të vazhdojë në drejtim të skuadrës.

Giallorossët barazuan 2-2 në shtëpi me Napolin të shtunën, kurse posti i spanjollit mbetet nën dyshim pas dështimit për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Por, Baldini ka theksuar se klubi nuk planifikojë të bëjë ndryshime në stafin teknik.

“Mund t’ju them se Roma synon ta mbajë Luis Enriquen. Nuk e fsheh se ai është lodhur nga ky sezon por do të vazhdoj detyrën e tij”, deklaroi Baldini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›