Arsenali pas Martinezit

Arsenali ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Athletic Bilbaos, Javi Martinez, gjatë afatit kalimtar të verës ka njoftuar e përditshmja britanike Daily Mail, të dielën.
Menaxheri Arsene Wenger synon të sjell përforcime në mesfushë dhe Martinez konsiderohet si një prej objektivëve kryesor të gjigantit londinez. Wenger kishte dërguar një skaut për ta përcjell Martinezin në fitoren ndaj Sporting Lisbonës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Europa League të enjten mbrëma.
Reprezentuesi spanjoll vlerësohet në rreth 10 milionë funte.