E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal në FIFA, hetimet s’kanë fund

Komisioni i Etikës ka konfirmuar dyshimet për korrupsion dhe mitmarrje të disa prej anëtarëve më të lartë të FIFA-s, megjithëse deri tani bëhet fjalë vetëm për kundërshtarët e presidentit Sep Blater. Në një komunikatë të fundit, bëhet e ditur se Komisioni i Etikës ka gjetur fakte bindëse dhe të pakundërshtueshme në lidhje me përfshirjen e Xhek Uorner dhe Mohamed bin Hamam në blerjen e votës përpara zgjedhjeve për president në FIFA. Uorner, i cili është president i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut dha dorëheqjen nga posti i zëvendëspresidentit të FIFA-s, ndërsa bin Hamam u largua nga gara për president për t’i lejuar Blaterit të fitojë mandatin e katërt në krye të qeverisë botërore të futbollit. Sipas Komisionit të Ekikës, Uorner ka mbledhur anëtarët e konfederatës së tij përpara votimit të 1 qershorit, ku Bin Hamam i ka premtuar secilit 40 mijë dollarë për t’i dhënë votën. Të dy zyrtarët e lartë të futbollit botëror kanë mohuar çdo akuzë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të nxjerrin faktë që do të trondisin nga themelet FIFA-n.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›