E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sançez lëshon sfidën: Bashkë venceremos!

SHKRUAN: Jeton Selimi 23-06-2011 12:10

Nga dje Tirana flet spanjisht! Sigurisht “poquitos”, por ngadalë mund të përfundojë me ndonjë “copa” në fund të sezonit. Lajmi i dy ditëve më parë ku u përfol se bardheblutë do të kishin në krye një trajner spanjoll u vulos në konferencën e djeshme për shtyp nga presidenti Halili dhe prurja më e re e tij, Hulian Rubio Sançez. Sançez do të zevendësojë në pankinën e bardhebluve të kryeqytetit Misho Krstiçeviç, i cili u largua nga skuadra në fund të sezonit. Për të marrë drejtimin e 24-herë kampionëve të Shqipërisë, ai ka mundur rivalitetin e kandidatëve të tjerë të përfolur gjatë javëve të fundit si Shkëlqim Muça apo Alban Tafaj. Kontrata e Sançez me Tiranën është 1-vjeçare me me opsion rinovimi, ndërsa gjatë prezantimit presidenti i skuadrës Refik Halili i ka premtuar trajnerit dorë të lirë. “Trajneri është i konfirmuar dhe i garantuar që do të vazhdojë deri në fund të sezonit sepse nuk e kemi mundësinë që të bëjmë më shpenzime. Nqs do të ketë grupe lojtarësh të cilët duan të bëjnë bllokimin apo largimin e trajnerëve të jeni të bindur që lojtarët nuk do të jenë më pjesë e klubit të Tiranës”-tha Halili. Trajneri i ri i 24 herë kampionëve të vendit tregon se ka qenë historia e pasur e bardhebluve ajo që e ka bindur për të hedhur të bardhën mbi të zezë. Gjithashtu, ai premton edhe triumfin e një trofeu që në sezonin e tij të parë, ose të paktën do të provojë ta bëjë diccka të tillë. “Kam ardhur këtu me një dëshirë të madhe, pasi e njoh historinë e këtij klubi. Do të punoj shumë, pasi ndodhem këtu për dicka të rëndësishme. U binda nga historia e kësaj skuadre dhe u largova nga Spanja për të fituar dicka të rëndësishme. Pse jo, titullin që në sezonin e pare”-tha Sancez.

Rubio Sançez, e shkuara te Barça dhe Sevilja

59-vjeccari Hulian Rubio Sançez është një trajner spanjoll i lindur në Provincën e Albasetes. Ka një të shkuar shumë të pasur si futbollist, teksa është aktivizuar me fanellën e Albasete Balompie në sezonet 1968/69, 1981/82, 1982/83 dhe 1983/84. Por gjtihashtu ka luajtur edhe në radhët e Ontenientes 1969-1972, dhe Seviljes 1972-1979. Natyrisht, kulmi i tij si trajner ka qenë fanella e Barcelonës së Shusterit për dy sezone, 1979-1981. Në vitin 1984 nis karrierën e tij të gjatë si trajner, duke drejtuar për 26 vjet 12 skuadra të ndryshme, ku vendin më të madh e zë Albasete e tij në vitet 1984-87, 88-89, 91-93, 98-2001, 2009-2010. Vecc Albasetes, Sanccez ka drejtuar për një sezon dhe Seviljen, 97-98. Në CV-në e tij figurojnë edhe skuadra të tjera sicc janë Maspalomas, Rekreativo Huelva, Ibiza, Elke, Klub Bolivar (Bolivi), Ejido, Kadiz dhe Atletiko Siudad.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›