E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma në vendin e pestë

Skuadra e Romës ka shënuar fitore prej 2-1 kundër Lecces në takimin e fundit të kësaj xhiroje në Serie A, të zhvilluar në Stadio Olimpico.

Miralem Pjanic i kaloi vendasit në epërsi (25’) pas asistimit të Taddeit, dhe me rezultat minimal u mbyll pjesa e parë.

Mesfushori boshnjak ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, pasi asistoi te golashënuesi Fernando Gago (54’).

Mysafirët u kthyen në lojë me anë të Andrea Bertolaccit (61’), megjithatë deri në fund nuk arritën të shënojnë gol tjetër.

Pas kësaj fitoreje, Roma pozicionohet në vendin e pestë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›